4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë do të ketë buxhet në vlerë mbi 100 milionë euro

Më të lexuarat

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë pritet ta ketë buxhetin e saj në vlerë mbi 100 milionë euro.

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e Qeverisë parasheh që duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes të jetë mbi 100 milionë euro.

Kështu ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi të bërë në faqen e tyre në Facebook.

“Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet nga Lëvizja Vetëvendosje.

E ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti po tregon përkushtimin e saj për një ushtri moderne.“Forca moderne, e pajisur mirë dhe me pjesëtarët me kushte sikur të vendeve të NATO-s është përkushtimi im si Ministër i Mbrojtjes. Me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti tregon përkushtimin e saj që Kosova ta ketë një Ushtri moderne dhe me standarde të NATO-s, Ushtri e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe që kontribuon për paqen dhe sigurinë globale.

E ardhmja është NATO”, ka shkruar ministri. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit