7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ministri turk i Drejtësisë, Bozdağ: Kur ka sulm ndaj muslimanëve ligji dhe shteti heshtin

Më të lexuarat

“Kur ka veprim kundër Teuratit, Biblës ligji ngrihet në këmbë, kur ka sulm ndaj muslimanëve ligji dhe shteti heshtin. Kjo është një situatë e papranueshme”, tha ministri Bozdağ

Ministri i Drejtësisë së Türkiye-s, Bekir Bozdağ tha se “Kur ka veprim kundër Teuratit, Biblës ligji ngrihet në këmbë, kur ka sulm ndaj muslimanëve ligji dhe shteti heshtin. Kjo është një situatë e papranueshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në Universitetin “Hacı Bektaş Veli” në qytetin Nevşehir me rastin e 28 janarit – Ditës së Mbrojtjes së të Dhënave nga Institucioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Bozdağ theksoi se sulmet e kryera ndaj Kuranit janë një situatë e papranueshme.

“Kryeprokurori suedeze thotë ‘Nuk pashë asgjë të nevojshme për të hetuar’ dhe mbyll dosjen. Unë si ministër drejtësie i Türkiye-s, nga këtu pyes ministrin suedez të drejtësisë, qeverinë dhe prokurorët që kanë për detyrë të zbatojnë ligjet. Vallë ne si Türkiye i bëmë ligjet tuaja, vallë ne i miratuam ato në parlamentin tonë? I keni bërë ju vet dhe janë miratuar në parlamentin tuaj. Atëherë nëse ligjet e miratuara në parlamentin tuaj e thonë hapur se ‘mund të zbatohet dënim me burg deri në 2 vjet për veprime thjeshta dhe deri në 4 vite nëse është e rëndë‘, si ka mundësi që prokurori suedez të thotë se ‘unë nuk e shoh të vlefshme për hetim, këtu nuk ka asnjë krim‘. Injorimi, lejimi dhe mbrojtja e autorit të një sulmi të neveritshëm kundër një libri të cilin e besojnë miliarda muslimanë dhe i cili konsiderohet i shenjtë, do të thotë se Suedia shkel qëllimisht ligjet e veta”, tha Bozdağ duke shtuar:

“Meqë jemi shtet ligjor, meqë duam drejtësi, meqenëse themi të drejtat e njeriut si mund të qëndroni spektator kur digjet Kurani dhe kur vjen dikush për të djegur Teuratin e ndaloni? Ne nuk themi që të digjet Teurati. Vendimi për ta penguar këtë është i drejtë, por ju nuk tregoni të njëjtën qasje teksa sulmohet Kurani, libri i shenjtë i muslimanëve. Kur ka veprim kundër Teuratit, Biblës ligji ngrihet në këmbë, kur ka sulm ndaj muslimanëve ligji dhe shteti heshtin. Kjo është një situatë e papranueshme”.

Bozdağ tha se sipas Kodit Penal Suedez, veprimet e thjeshta kundër feve dënohen me burgim deri në 2 vjet ndërsa veprat e rënda dënohen me burgim deri në 4 vjet.

Ai thekson se në asnjë vend të botës ofendimi ndaj të shenjtave të një tjetri nuk përfshihet në kuadër të lirisë.

“Fyerjet, ofendimet ndaj të shenjtave të Islamit i përfshijnë në kuadër të lirisë së shprehjes. Ky është një tregues konkret i armiqësisë së tyre ndaj Islamit. Në të vërtetë ata thonë ‘islamofobi’ duke zbutur racizmin dhe ksenofobinë në rritje në Evropë. Por, unë e them shumë qartë se kjo nuk është islamofobi, është armiqësi ndaj Islamit, ndaj muslimanëve”, tha ministri Bozdağ.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit