8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Türkiye dënon sulmin terrorist në Kudsin Lindor

Më të lexuarat

“Dënojmë sulmin terrorist mbrëmjen e 27 janarit në Kuds në të cilin kanë humbur jetën disa persona”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Türkiye-s

Ministria e Jashtme e Türkiye-s dënon sulmin terrorist të kryer ndaj një sinagoge në Kudsin Lindor dhe në të cilin kanë humbur jetën disa persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria bëri një deklaratë me shkrim lidhur me sulmin terrorist ndaj një sinagoge në një vendbanim të paligjshëm hebre që ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim.

“Dënojmë sulmin terrorist mbrëmjen e 27 janarit në Kuds në të cilin kanë humbur jetën disa persona”, thuhet në deklaratë.

“Jemi të shqetësuar se sulmet të cilat janë shtuar kohët e fundit në rajon do të kthehen në një spirale të re dhune. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe të marrin masat e nevojshme për ndalimin e këtyre ngjarjeve. Shprehim ngushëllimet për familjet e atyre që humbën jetën, për qeverinë dhe popullin izraelit si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në një deklaratë policia izraelite bëri të ditur se agresori filloi të hap zjarr me armë pasi mbërriti në një sinagogë në një vendbanim të paligjshëm kolon të emërtuar Neve Yakov i cili ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim. Në sulm humbën jetë 7 persona ndërsa u plagosën 3 të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit