Zëvendëspresidenti i ShBA-së, Mike Pence është shpallur “person i padëshiruar” (persona non grata) në Palestinë para vizitës së tij në këtë vend të paraparë të zhvillohet më 19 dhjetor.
Zëvendëspresidenti i ShBA-së, Mike Pence është shpallur “person i padëshiruar” (persona non grata) në Palestinë para vizitës së tij në këtë vend të paraparë të zhvillohet më 19 dhjetor.
Anëtari i Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Fatah, Xhibril er-Ruxhub gjatë pjesëmarrjes së tij në një program televiziv, deklaroi se Zv/Presidenti, Mike Pence është shpallur si “person i padëshiruar” para vizitës së tij në Palestinë që do ta zhvilloj pas dy javëve.
Duke e bërë të ditur se Pence do ta vizitoj Palestinën më 19 dhjetor për tu takuar me Presidentin Mahmud Abbas, Ruxhub theksoi se ai është shpallur person i padëshiruar, ndërsa u bëri thirrje vendeve arabe për të mos pranuar asnjë zyrtarë të ShBA-së, e cila shpalli Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se “Tani ka ardhur koha që Jerusalemi të njihet edhe zyrtarisht si kryeqytet i Izraelit”, vendim ky i marr në kundërshtim me rezolutën numër 478 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1980, e cila e shpallë të pavlefshëm vendimin e Izraelit për shpallje kryeqytet të Jerusalemit Lindor të aneksuar.
Ai gjithashtu ka thënë se ka urdhëruar Departamentin amerikan të Shtetit për të filluar me përgatitje për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem.
