15.2 C
Pristina
E premte, 14 Maj, 2021

Microsoft e zëvendëson SkyDrive me OneDrive

Më të lexuarat

Microsoft tani edhe zyrtarisht e ka zëvendësuar shërbimin e saj të njohur si SkyDrive me OneDrive, të cilin tani e ka lansuar edhe zyrtarisht, pas paralajmërimeve të mëhershme.
Mirëpo me OneDrive, Microsoft nuk e ka ndryshuar vetëm emrin, pasi që shërbimi i ri dhe i përditësuar i Microsoft tani ofron edhe funksione të reja, sikurse ngarkimin e fotografive nga kamerat e Android, ndërsa do të ofrojë edhe një vegël të re për menaxhimin e videove.

Microsoft është detyruar ta ndryshojë emrin e shërbimit të saj, edhe për shkak të mosmarrëveshjeve me transmetuesin britanik Sky Broadcasting, ndërsa me OneDrive, kompania aludon në të gjitha shërbimet në një vend.

Për më shumë, Microsoft do të ofrojë edhe 3GB memorie falas për të gjithë ata që e aktivizojnë shërbimin e ri në sistemet e tyre operative mobile.

Aktivizimi i shërbimit dhe ngarkimet me kamerë nuk do të jenë e vetmja mënyrë për të marrë më shumë memorie në OneDrive.

Të gjithë ata që e hapin një llogari të re në OneDrive marrin 7GB falas, dhe në qoftë se ju i ftoni miqtë tuaj ta bëjnë të njëjtën gjë do të shpërbleheni edhe me 500MB tjera shtesë, për çdo mik që e pranon ftesën tuaj, për një maksimum prej 5GB. / Telegrafi /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit