9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kam marrë letra anonime që shefi i AKI-së ka punësuar dosta

Më të lexuarat

Florin Krasniqi, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, ka thënë se kjo Agjenci nuk do të lejohet të bëhet “agjenci e dostave”.

Ai ka thënë se ka marrë letra anonime që kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj po krijon një agjenci të dostave.

“Unë i kam ftuar njerëzit të më sjellin prova me emra për mbiemra se si ai po e bën këtë punë, derisa nuk gjejmë prova se z. Smakaj nuk po e thotë të vërtetën ne duhet ti besojmë atij. AKI është në rrugë të mirë por duhet të mbikëqyret”, ka thënë ai.
Ndërkaq Fadil Demaku ka thënë se nëse Florini mendon se nuk ka dosta te drejtori, ai duhet ta dijë se “aty janë disa dosta”.
Demolli thotë se është e habitshme dorëheqja e zyrtarëve të AKI-së, kur dihet se aty ka paga të mira, shkruan express.
Haki Demolli, anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, ka thënë se janë për habi dorëheqjet në Agjencionin e Kosovës për Inteligjencë, kur në Kosovë ekziston një krizë punësimi.
Demolli tha në emisionin “Argument” se, më e habitshme nga të gjitha është dorëheqja e zëvendësdrejtorit Latif Merovci, tha ai, deri sa theksoi se faktin se si drejtori i AKI-së të thotë se nuk e di se pse dorëhiqet zëdhënësi i tij.
“Është habi se si të jap dikush dorëheqje kur numri i të papunësuarve është i madh, e sidomos në një agjecion ku ka një pagesë të mirë”, tha Demolli./ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit