Mesazhi: “Mos e lini këtë njeri të afrohet askund në Lindjen e Mesme, e lëre më në Gaza”

Më të lexuarat

Tony Blair, për të cilën nuk dihet se ç’merita ka në Shqipërinë e qeverisur nga Rama

Politikani dhe parlamentari britanik Jeremy Corbyn tha se ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, nuk duhet të lejohet të bëhet një nga mbikëqyrësit për Gazën, siç parashikohet në planin e Trump, duke theksuar se ai është njeriu përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra njerëzve në agresionin kundër Irakut.

Corbyn kujtoi se si “vendimi katastrofik i Blair për të pushtuar Irakun kushtoi mijëra e mijëra jetë”.

“Ai nuk duhet të jetë askund afër Lindjes së Mesme, e lëre më në Gaza”, tha politikani me përvojë.

“Nuk është për Blair, Trump apo Netanyahu të vendosin për të ardhmen e Gazës. Është për popullin e Palestinës”, përfundoi Corbyn në një postim në X.

Ndërkohë, tej kësaj, Blair njihet dhe si këshilltar i kryeministrit Rama, ç’prej ky i fundit është në qeverisje.

Megjithatë, është paqartë dhe e palexueshme se ky qëndron merita e Tony Blair-it në Shqipërinë e qeverisur nga Rama, edhe më e pajetueshme se ç’ka qenë, jo në aspektin ekonomik por të një shoqërie të sëmurë e një shteti të korruptuar. Ose ose, siç ka thënë vetë Rama dikur, të një Shqipërie që është “vendi më i dashur i çdo maskarai dhe vendi më i urryer për atë që horr dot nuk bëhet”. Fiks kështu është, siç e ka përkufizuar ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit