Kryediplomati i Pakistanit: “Nuk është dokumenti i ynë!”
Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, tha të martën se plani 20-pikësh i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gaza “nuk është dokumenti ynë”.
“Ky nuk është dokumenti ynë që ua dërguam atyre. Ka disa fusha kyçe që duam të mbulohen… “, tha ai, duke shtuar se “qëllimet e menjëhershme të planit janë të sigurojë një armëpushim, të ndalojë gjakderdhjen, të lejojë rrjedhën e ndihmës humanitare dhe t’i japë fund zhvendosjes së detyruar”, tha Dar në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Islamabad.
Njoftimi i Trump-it për planin duhet të konsiderohet “një njoftim nga ana e tyre”, shtoi ai.
“Ne kemi lëshuar një deklaratë të përbashkët në emër të tetë vendeve. Është dokumenti ynë. Nëse ka ndonjë ndryshim, ne do t’i përmbahemi, ne jemi të përkushtuar ndaj kësaj,” tha ai, duke iu referuar një deklarate të përbashkët nga tetë vende mislimane që mbështetën planin e Trump.
Udhëheqësit e Turqisë, Pakistanit, Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit, Jordanisë dhe Indonezisë zhvilluan një takim me Trump-it në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku presidenti amerikan përshkroi planin e tij për t’i dhënë fund ofensivës së Izraelit në Gaza.
Më vonë, duke folur për transmetuesin lokal Geo Neës, Dar përsëriti se drafti i planit të Trump-it, i publikuar nga Shtëpia e Bardhë, “nuk përfshin të gjitha propozimet tona”.
Komentet e tij pasuan komentet e kryeministrit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, i cili tha se disa çështje në planin e Trump-it për Gazën “kërkojnë sqarime dhe negociata”.
“Plani i propozuar i Trump-it arrin qëllimin kryesor të përfundimit të luftës, por ka disa çështje që kërkojnë sqarime dhe negociata”, tha Al Thani për Al Jazeera-n.
“Shpresojmë që të gjithë do ta qasen planin në mënyrë konstruktive dhe do ta shfrytëzojnë mundësinë për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai.
Kryeministri i Katarit tha gjithashtu se Doha ende nuk ka marrë përgjigjen e Hamasit ndaj planit. /tesheshi.com/
