15.2 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Memoriali i dëshmorëve të 15 Korrikut në Ankara gati për inaugurim

Më të lexuarat

Është përfunduar për 24 ditë “Memorilali i dëshmorëve të 15 korrikut”, përballë hyrjes kryesore të rezidencës presidenciale në Beştepe të Ankarasë

ANKARA (AA) – Kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Melih Gökçek, duke vënë në dukje se është përfunduar për 24 ditë “Memorilali i dëshmorëve të 15 korrikut”, përballë hyrjes kryesore të rezidencës presidenciale në Beştepe të Ankarasë, ai ka njoftuar se inaugurimi i memorialit do të kryhet ditën e nesërme pas namazit të sabahut, raporton Anadolu Agency (AA).

Gökçek, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se afërsisht 500 persona kanë punuar çdo ditë në ndërtimin e memorialit që ka zgjatur për 24 ditë dhe i cili është projektuar nga artisti Sinan Turaman me qëllim për t’iu transmetuar brezave të ardhshëm dhe për të mos harruar fitoren e demokracisë dhe luftën që populli turk tregoi përballë tentativës së pabesë për grusht shteti më 15 korrik.

Duke vënë në dukje se presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka dhënë miratimin për memorialin në paraqitjen e skicës para ndërtimit të saj, Gökçek, ka theksuar se memoriali i cili arrin në një lartësi 34 metra dhe i cili ka përfunduar është gati për inaugurim.

Ndër të tjera Gökçek, ka bërë të ditur se në memorial janë përpunuar 4 figura të cilat simbolizojnë “Një popull, një flamur, një atdhe dhe një shtet” dhe në majë ndodhet kurora në formën e gjysmëhënës me yll.

Duke njoftuar se në katër anët e brendshme të memorialit ndodhen portretet e shtypura në gur të dëshmorëve që kanë humbur jetën me 15 korrik, Gökçek ka theksuar se gjithashtu se brenda janë shkruar emrat e 250 dëshmorëve.

Vepra është e ndërtuar në një hapësirë prej 3.200 metër katrorë dhe janë përdorur afërisht 250 tonë çelik dhe mermer, është shprehur Gökçek, duke shtuar se memoriali do të inaugurohet ditën e nesërme nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, pas namazit të sabahut i cili do të falet kolektivisht në “Xhaminë e Popullit”, e cila ndodhet brenda rezidencës presidenciale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit