15.2 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Kara në tubimin kujdestaria për demokraci: Ejani shkollat e FETO-s t’ia dorëzojmë Fondacionit Maarif

Më të lexuarat

Kara: Në atë program ne u munduam që t’u shpjegojmë çdo njërit prej tyre, se nëse nuk dëshironi që të ndodhë sulmi i pabesë që ndodhi në vendin tonë, ejani të mbyllim të gjitha institucionet e lidhura me këtë organizatë terroriste

SHKUP (AA) – Me rastin e përvjetorit të parë nga tentativa për grusht shtet në Turqi, që ndodhi më 15 korrik të vitit të kaluar nga organiata terroriste FETO, një numër i madh i qytetarëve të ardhur nga qytete të ndryshme të Maqedonisë u tubuan para Ambasadës së Turqisë në Shkup me moton “kujdestaria për demokraci” për të festuar “Fitoren e demokrakacisë së 15 korrikut”, rapoton Anadolu Anadolu (AA).

Ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara, në adresimin e saj para të qytetarëve të tubuar përkujtoi se në Maqedoni afër një javë ditë janë duke u organizuar aktivitete të ndryshme për të përkujtuar “tentativën e pabesë për grusht shtet”.

Kara theksoi se janë duke u lutur që nata e 15 korrikut mos t’i përsëritet asnjë vendi tjetër , duke shtuar më tej se: “Sot me pjesëmarrjen e funksionarëve shtetëror, në Shkup organizuam një program përkujtimor. Në atë program ne u munduam që t’u shpjegojmë çdo njërit prej tyre, se nëse nuk dëshironi që të ndodhë sulmi i pabesë që ndodhi në vendin tonë, ejani të mbyllim të gjitha institucionet e lidhura me këtë organizatë terroriste. Ejani nëntë shkollat e këtyre t’ia dorëzojmë Fondacionit Maarif, sepse siç e dini, çdo nxënës që do të edukohet në ato shkolla do të trajnohet si një militant në Maqedoni. Nëse edhe ju nuk dëshironi t’i përjetoni këto, ju lutemi merrni masa që nga sot”.

Ambasadorja turke shtoi se ende ka njerëz që ende nuk e kuptojmë se deri ku mund të arrijnë zhvillimet.

“Ju lutem tregoni fqinjëve tuaj, tregoni që humbjet e njëjta të mos ndodhin edhe këtu. Tregoni që mos të paraqiten organizata terroriste kaq të mëdha edhe në vende tjera. Në Maqedoni kanë nëntë shkolla dhe i kanë emëruar me emrin e poetit tonë tejet të vlefshëm… e protestojmë këtë, fshini atë poetin tonë nga ato shkolla, fshini nga ato shkolla të mallkuara. Ne nuk do t’u mundësojmë që nga ato fole të trajnohen militantë, nuk do të lejojmë, do të rezistojmë deri në fund. Dua të apelok deri te ata që ndihmojnë zgjerimet e këtyre, nuk do të mund ta dëmtoni më shtetin dhe popullin tonë. Siç mund të shikoni, njerëzit tonë këtu në qendër të Shkupit janë në këmbë. Në rast se ka nevojë do të mbajmë kujdestari natë e ditë”, deklaroi Kara.

Turma e tubuar e cila kohë pas kohe i’a ndërpreu fjalët ambasadores Kara me sllogane të ndryshme, e dënuan fuqishëm tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO.

Ndërkohë, nga Xhamia e Mustafa Pashës u këndua sala për të përkujtuar dëshmorët dhe veteranët e natës së 15 korrikut.

Gjithashtu gjatë ditës në organizim të Agjencisë Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA), në led-bilbordin e vendosur në qendër të Shkupit qëndronte slogani “15 korrik – Demokracia fitoi”, ku përveç gjuhës turke paraqitej edhe në atë shqipe, maqedonase dhe angleze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit