Media gjermane: Pakti okult i Edi Ramës me sionistët në Izrael

Më të lexuarat

Si po shitet Sazani dhe sovraniteti i Shqipërisë pa asnjë transparencë përmes një marrëveshjeje miliardere gjeopolitike

Vendimmarrjet e rëndësishme politike dhe ekonomike në Shqipëri shpesh shoqërohen me mungesë të theksuar transparence, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi sovranitetin dhe interesin publik. Rasti i fundit i investimeve në ishullin e Sazanit ka ndezur një debat të ashpër mbi mënyrën se si pasuritë kombëtare menaxhohen pa konsensusin e qytetarëve.

Ndërsa projektet e huaja paraqiten si oportunitete zhvillimi, dinamikat prapa tyre sugjerojnë një ndërthurje të interesave gjeopolitike që shkojnë përtej turizmit të thjeshtë, siç raportohet edhe nga media prestigjoze gjermane Berliner Zeitung.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia dha ishullin më të madh të vendit Jared Kushnerit në kuadër të një marrëveshjeje prej 1.4 miliardë dollarësh. Asnjë debat kombëtar, asnjë referendum, asnjë konsultim publik.

Sazani, një ish-bazë ushtarake që për dekada ka qenë e mbyllur për publikun, tani do të shndërrohet në një resort turistik luksoz, i financuar me një kapital saudit përmes një fondi të lidhur me Izraelin.

Por Sazani duket se është vetëm fillimi. Shkollat, qendrat shëndetësore dhe projektet e inteligjencës artificiale (AI) të mbështetura nga Izraeli tashmë po përhapen në Shqipëri. Për më tepër, sipas raporteve, po zhvillohen studime serioze për krijimin e një mikro-shteti mysliman pro-izraelit në tokën shqiptare.

Në një vend evropian me shumicë myslimane, i cili kështu mund të bëhet bastioni më i rëndësishëm i Izraelit në Ballkan. Ndërsa Kushner mbërriti në Sazan, peshkatarët vendas, sipas raportimeve, u dëbuan nga bregu i tyre nga forcat shoqëruese të sigurisë.

Njerëz që kishin punuar gjithë jetën në këto ujëra papritur u gjendën të përjashtuar nga qasja në ishullin e tyre dhe në detin e tyre. Izraeli i dha më vonë kryeministrit Edi Rama çmimin e tij më të lartë civil, duke e cilësuar si një shprehje të besës. Besa shqiptare është një kod tradicional nderi që përfaqëson besnikëri dhe besueshmëri”.

https://www.facebook.com/reel/993504463273283

Ky zhvillim dëshmon qartë ekzistencën e një pakti okult ku kryeministri Edi Rama ka lidhur marrëveshje me rrjetet sioniste, një ujdi e nëndheshme që po realizohet tërësisht në kurriz të popullit shqiptar. Duke dorëzuar Sazanin dhe duke hapur dyert për projekte me agjenda të fshehta gjeopolitike, Rama ka anashkaluar me vetëdije qytetarët e tij, duke shndërruar territorin kombëtar në një arenë eksperimentesh të rrezikshme./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit