14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

MË I MIRI PREJ JUSH

Më të lexuarat



Nuk e kam takuar personalisht, por sa herë është zënë në gojë emri dhe puna e tij, i kam marrë shumë lakmi. Dhe, derisa ishte gjallë, në heshtje pëshpëriste shpirti im: Shyqyr që ka njerëz të tillë!
Dhe pikërisht në kohëra kur nuk e presim (apo nuk na ka ëndja) na vijnë lajmet se caktimi i Allahut është i gjithërealizueshëm, se ndonjëri është ndarë nga kjo jetë, e ka lënë këtë botë, për të kaluar në amshim.
Edhe hoxha, mësuesi shembull i Kur’anit, muhaffizi model, mulla Mahmud Asllani e paska shijuar atë që, Krijuesi e ka caktuar për secilin rob të Vetin. Qenka ndarë nga kjo jetë, për të kaluar në ahiret. I qenka mbyllur veprimtaria për të pushuar nga lodhjet dhe mundimet e kësaj bote. Por, me shpresë të fortë, jo edhe për t’iu ndaluar sevapet. Sevapet dhe shpërblimet që vazhdojnë të rrjedhin derisa ata dyqind e sa hafizë që ka mësuar sa ishte gjallë, vauhdojnë të lexojnë e citojnë Fjalët e të Lartmadhërishmit.
Iku hoxha Mahmud me epitetin e njeriut më të mirë (kështu shpresojmë dhe lutemi të ketë qenë): “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve.” (hadith)
Këtë epitet e fitoi dhe e mbrojti për dekada të jetës së tij, pa kushte, pa komoditet, por me motiv dhe vullnet mahnitës, duje e konfirmuar me çdo nxënës, hafiz të ardhshëm, të cilin pa ngurrim i jepte nga koha dhe angazhimi i tij.
Mëshiroje, Zoti ynë, robin Tënd. Fale, ngritja derexhet dhe baji vend në xhenet afër më të dashurve Tu!

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit