Më huazo zemrën tënde, o djalosh, sepse ngjarjet janë të rënda, çështjet ndodhen në një udhëkryq, dhe ai që tërë këtë e shikon me syrin e tij e pushton dëshpërimi, ndërsa ai që e shikon me besimin e tij nuk sheh gjë tjetër veç fjalëve të Profetit të tij ﷺ që ia pëshpëriti Zejdit kur gjërat u ngushtuan: “O Zejd, me të vërtetë Zoti do të sjellë për atë që sheh një zgjidhje dhe një dalje!”
Unë nuk po të shes iluzione dhe as nuk kam ndërmend të të mpij, unë jam ai që vjen nga e nesërmja, ku skena e fundit, të cilën unë e di dhe ti e di, është që Dita e Kiametit nuk do të vijë derisa ne t’i luftojmë ata dhe t’i vrasim! Atëherë përse dëshpërimi, kur fundi i historisë të është zbuluar tashmë?!
Më huazo zemrën tënde, o djalosh, sepse zemrat kanë nevojë për dikë që t’u japë forcë herë pas here, dhe ne jemi si shkopinjtë: nëse ndahen, secili thyhet veç e veç, por nëse bashkohen, bëhen një tufë e pathyeshme!
Ja zemra ime, jepma zemrën tënde, le të flasim rreth Xhenetit, ashtu siç u lutën Profeti ﷺ dhe Muadhi për te, sepse nuk ka asgjë që të ngushëllon përveç tij; le të imagjinojmë atë zhytje pas së cilës do të themi: “Kurrë nuk na ka prekur ndonjë e keqe!”
Më huazo zemrën tënde, o djalosh, dhe më trego se kur ka qenë dynjaja një vend prehjeje dhe qetësie për një besimtar, kur ne jemi krijuar që në fillim për të jetuar në mundim!
Unë e lus Allahun që të ruaj ty që të dalësh nga një mundim i përkohshëm në një mundim të përhershëm, prandaj blije tani këtë me atë dhe mos u bë i verbër që sheh nga skena vetëm atë që duket!
Unë nuk po të mohoj të drejtën për t’u lodhur; sepse a nuk ishin Sahabët, të cilët një ditë erdhën dhe thanë: “O i Dërguar i Zotit, a nuk do të lutesh për ne, a nuk do të kërkosh ndihmë për ne?!”
Por ai, flijofsha baban dhe nënën time për të, nuk u dha lajmin e mirë për një zgjidhje të afërt por u tregoi se malli i Zotit është i shtrenjtë dhe se ka pasur një kohë në dynja kur trupat e besimtarëve u krehën me krehra hekuri derisa mishi u nda nga kockat e tyre, u vendosën sharra mbi kokat e tyre dhe u ndanë në dysh, por kjo nuk i largoi aspak nga feja e tyre; Zoti do ta shfaqë këtë çështje, por ju jeni një popull që nxitoni!
Më huazo zemrën tënde, o djalosh, dhe ejani të kujtojmë për një çast: ne jemi ata që na magjepsin rezultatet dhe i mbyllim sytë para çmimit të tyre!
Ne tregojmë hadithin e Mi’raxhit dhe aromën e gruas e cila e krehte gruan e faraonit dhe fëmijëve të saj! Por harrojmë se ata nuk u ngritën në Xhenet veçse mbi shkallët e vajit përvëlues në kazanin e Faraonit!
Ne tregojmë mrekullinë e foshnjës së porsalindur që i tha nënës së tij: “O nënë, qëndro e fortë, sepse ti je në të vërtetën!” Dhe harrojmë se qëndrueshmëria në të vërtetë kishte çmimin që ata u dogjën të gjallë të gjithë!
Ne tregojmë se zotëria i dëshmorëve është Hamzai, radijallahu anhu! Dhe harrojmë se ai këtë pozitë të lartë e fitoi pasi u godit me shtizën e Vahshiut i gjallë, pastaj iu ça barku dhe iu nxorën zorrët i vdekur!
Ne tregojmë hadithin e rënies dëshmorë (shehid) të Mus’ab bin Umejrit, vet Mus’abit, djali i llastuar i Kurejshëve, i pasuri i pashëm, më i parfumosuri i Mekës, ëndrra e vajzave dhe dëshira e grave!
Dhe harrojmë se Mus’abi ishte në zinxhirët e nënës së tij, Hunas bint Malik, sepse Ahireti dhe dynjaja rrallë herë bashkohen në një vend! Dhe se ai emigroi në Abisini (Etiopi) duke ecur me këmbë derisa gjaku i rrodhi nga këmbët! Dhe se u kthye nga një tokë e huaj në një tjetër tokë të huaj! Ne harrojmë Mus’abin, ambasadorin që e lidhi natën me ditën në Medinë, ku e hapi atë me thirrje dhe ku e kishin pranuar fenë islame nga thirrja e tij krerët e Eusit dhe Hazrexhit, dy Sa’dët, biri i Muadhit dhe biri i Ubadës! Ne harrojmë se fundi i Mus’ab bin Umejrit në dynja ishte i rrëzuar në pluhurin e Uhudit, me krahët e prerë, dhe se i pashmi që vishte rroba hadramite të lagura me ujë trëndafili, atë ditë nuk gjetën një qefin për ta mbuluar! ☹!
Më huazo zemrën tënde, o djalosh, të të rikujtoj se dynjaja është një thikë të cilën një kriminel ia kalon një krimineli tjetrit, kurse umeti yt është kurbani, një umet që gjaku dhe lotët e tij nuk janë tharrë prej kohësh!
Dhe mes gjithë kësaj, ata duan të të mashtrojnë mbi besimin tënd pasi që kanë shkelur gjakun tënd! Ata duan të të bindin se ata që mbajtën pushkët dhe shitën gjakun e tyre për Zotin, duke na mbrojtur mua dhe ty, fenë time dhe fenë tënde, janë shkaku i gjithë këtij shkatërrimi!
Sikur kjo të ishte masakra e parë, sikur atyre u nevojitej ndonjë arsye për të të vrarë!!!
Pyet banorët e Algjerisë për krimet e Francës, pyet banorët e Libisë për krimet e Italisë, pyet Faluxhën dhe Ramadën, pyet Kabulin e therur dy herë me thikën e dy perandorive që nuk ranë dakord për asgjë përveç therjes së saj! Pyet Balfourin për premtimin e tij, kur me një të rënë të lapsit i dha një atdhe të tërë një ardhacaku! Pyet Këshillin e Sigurimit për Deir Jasinin, Sabran dhe Shatilan!
E gjithë kjo nuk është terrorizëm, por kur një shejh i paralizuar vjen me karrocën e tij për të mbrojtur popullin e tij pasi që e lanë në baltë të shëndoshët, atëherë ne jemi një rrezik për botën!
Ata duan të të bindin se ai që vjen nga larg me hingëllimën e aeroplanmbajtëseve është një lajmëtar i mirësisë, dhe megjithëse thika e tij është në fytin tënd dhe ty të ndalohet të rebelohesh që të mos njollosësh zotërinë e botës së qytetëruar me gjakun tënd!
Ti duhet të theresh dhe të puthësh dorën që të ther! E nëse rebelohesh dhe nëse zgjedh të vdesësh në këmbë me pushkën në dorë, atëherë ti je terrorist!
Më huazo zemrën tënde, o djalosh, dhe dëgjo fjalën time: Toka po përgatitet për diçka të madhe, furra është ndezur, do të shohësh se si shumë ndodhi e ngjarje do të ndodhin shumë shpejtë, një pas një, do të nuhatësh erën e gjakut edhe nëse i shmang sytë!
Mirëpo dije dhe kuptoje mirë se: Nuk ka triumfues përveç Allahut!
Autor: Ed-hem Sherkavi
Përktheu: Bekir Halimi
