9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Marrëveshja për liberalizimin e vizave pritet të votohet të enjten në Komisionin për liritë qytetare

Më të lexuarat

Komiteti i Parlamentit Evopian të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur eurodeputeti Thijs Reuten, përmes një shkrimi në Twitter.

Ai ka bërë thirrje për votim.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Europian. Votoni në komision këtë të enjte!”, shkroi Reuten.

Duhet theksuar se ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tani marrëveshja duhet të votohet në Komisionin për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancën plenare.

Pas kësaj konfirmohet nga Këshilli i BE-së.

Ndërkaq, pas përfundimit të këtyre procedurave, qytetarët do të mund të udhëtojnë drejt BE-së më së largu më 1 janar 2024.

Ndryshe, liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.

Kjo, përkundër faktit se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit