15.9 C
Pristina
Wednesday, May 29, 2024

Lubeniqasit nuk besojnë në drejtësinë serbe

Më të lexuarat

Banorët e Lubeniqit të Pejës kanë pak shpresë se do të ketë gjykim të drejtë ndaj tre ish-oficerëve të ushtrisë serbe, të cilët akuzohen për masakrimin e 46 civilëve të këtij fshati.

Të mbijetuarit thonë se tmerri i përjetuar ato ditë nuk harrohet lehtë.

Zojë Hamzaj, më 25 maj të vitit 98, kur ishte bërë masakra e parë në këtë fshat, kishte humbur dy djemtë dhe burrin e saj.

Ajo rrëfen se si ia kishin marrë nga shtëpia herët në mëngjes e nuk i kishte parë më. Pas qetësimit të situatës për disa muaj, fshati ishte rrethuar serish nga forcat paramilitare serbe, më 1 prill të vitit 99.

Nga ky fshat i vogël, numri i viktimave të krimeve serbe është gjithsej 80 nga lufta e fundit. 14 vjet pas, prokuroria serbe ka ngritur aktakuzë për tre ish-ushtarë serbë që dyshohen për krimet e kryera në Lubeniq, në prill të vitit 99.

Por, kryetari i fshatit, Nezir Jahmurataj, ka pak shpresë se të akuzuarit do të gjykohen drejtë. Përveç që nuk janë përfillur kërkesat e tyre për ndihmë ligjore nga qeveria, Jahmurataj thotë se as kërkesa që autorët e krimeve të gjykohen në Kosovë, nuk është miratuar nga EULEX-i.

Të akuzuar nga Prokuroria për Krime Lufte në Beograd janë: Vladan Kërstovic, që është aktualisht pjesë e xhandarmërisë, Lazar Pavlovic dhe Milan Ivanovic.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit