14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lëkundje të reja të tokës në Itali

Më të lexuarat

Kanë vazhduar sërish gjatë mbrëmjes të së martës tronditjet e tokës në Itali, kryesisht në provincat e Modenas, Ferraras dhe sidomos në zonën e Finale Emilias.

Nga ora 21 deri në mesnatën e së martës, janë ndjerë dhjetëra lëkundje, të gjitha të regjistruara dhe të klasifikuara me një intensitet të ndryshëm mes 2.2 dhe 2.4 të shkallës Rihter.

Popullsia e vendit fqinj është në ankth që prej ditës së diel në mëngjes, kur një tërmet në Italinë e veriut shkaktoi të paktën 7 viktima, plagosi dhjetëra të tjerë dhe detyroi mijëra të braktisin shtëpitë.

Lëvizjet e tokës me forcë të shkallës 6.0 rihter, u ndienë në orët e para të mëngjesit, ndërsa epiqendra u regjistrua 35 kilometra larg qytetit të Bolonjës.

Tërmeti ka shkaktuar dëme kryesisht në rrethin e Bolonjës, ndërsa tronditjet e tij u ndjenë qartë edhe në qytetet e Ferrarës, Veronës dhe Mantovës. Tronditje që kanë shkaktuar dëme materiale ka pasur edhe në ditët e mëpasme./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit