10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lansohet Office për iPad

Më të lexuarat

Thashethemet rreth daljes në treg të Microsoft Office për iPad po shtohen dita-ditës.

Mediat së fundmi kanë deklaruar se Microsoft do të prezantoj produktin e vet në konferencën Microsoft SharePoint që do të mbahet në Las Vegas prej 12-15 nëntor, dhe do të jetë në dispozicion për shitje gjatë pushimeve, kurse licensimi për këtë produkt do të mund të bëhet në fillim të vitit 2013. Një version tablet i Office tregon se kompania e shikon këtë softuer më tepër se një konsum të përditshëm nga përdoruesit.

Microsoft ka planifikuar të lansoj një version të Office në Android në të njëjtën kohë kur do të bëhet dhe dalja e tij për iPad. Javën e kaluar gazeta The Daily konfirmoi daljen e Office në muajin nëntor.

Ajo gjithashtu raportoi se skuadra që ndërtoi këtë softuer kishte përfunduar punën dhe gjithashtu ndërtimin e dizajnit të saj. Këto kohë është duke u shqyrtuar një stil ndërfaqeje për pajisjet smartfonë, Metro, për sistemin e ardhshëm të Windows 8. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit