9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vazhdon mbështetja e protestës së 7 qershorit

Më të lexuarat

Shoqata Atdhetare “Liria Kombëtare” në Zvicër përkrah protestën e ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politik (SHBDPSHM) në IRJM, duke shpresuar siç nënvizohet që “kjo protestë do të shndërrohet në protestë gjithë popullore, me qëllim që edhe njëherë t`i bëhet me dije qeverisë sllavo-maqedone se terrori shtetëror nuk është rrugë e popujve civilizues dhe qeverive demokratike, por metodë dhe formë e veprimit politik të diktaturës millosheviqiane”.

“Liria Kombëtare” po ashtu i bën me dije edhe faktorit ndërkombëtar që të veprojë dhe të pengojë qeverinë e IRJM në zbatimin e projekteve antishqiptare në IRJM.
“Diskriminimi i përditshëm i shqiptarëve në të gjitha fushat, injorimi i kërkesave të ligjshme të popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhuna dhe terrori shtetëror i njësiteve policore shtetërore, proceset e montuara politike: Ladorishta, Bit- Pazari, Kumanova, Tanusha, Breza e Malina, Sopoti, Brodeci, Radusha, Smilkovci etj. janë projekte të orientuara drejtpërsëdrejti mbi popullin shqiptar, me qëllim që t`i hapin rrugë diskriminimit të shqiptarëve, shfrytëzimit të tyre për të ushqyer klasën politike sllavo-maqedone si dhe dëbimit të shqiptarëve nga vatrat stërgjyshore”, thekson kjo shoqatë, duke shtuar se zëri i shqiptarëve në vendlindje është zëri i diasporës shqiptare.
Në mbështetje të protestës ka dalur edhe shoqata “Illyricum Libertas” me seli në Tetovë, e cila ka ftuar shqiptarët që masivisht të përkrahin protestën e 7 qershorit para Qeverisë së Maqedonisë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit