17.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Lajmërim rreth themelimit së Platformës për Solidaritet mes Shqiptarëve

Më të lexuarat

Shqiptarët janë një ndër popujt më të lashtë të Ballkanit dhe një komunitet shumë i rëndësishëm në historinë e perandorisë Osmane. Shqiptarët kanë qenë bashkësia më e fuqishme që formonte vertebrën e administratës dhe burokracisë shtetërore osmane. Shqiptarët kanë qenë fuqia dhe garancia më e madhe për shtetin osman në Ballkan / Rumeli.
Populli shqiptar, ende sot, vazhdon në kushte të vështira luftën e tij për ekzistencë brenda kufijve të tij të lashtë etnikë.

 
Kjo është arsyeja përse Turqia duhet të solidarizohet me popullin shqiptar dhe të tregohet e ndjeshme për problemet me të cilat po përballet ky popull.
Prandaj ne kemi vendosur unanimisht që të themelojmë Platformën e Solidaritetit mes Shqiptarëve me qëllim forcimin e lidhjeve të vjetra vëllazërore që shtrihen ndër shekuj me popullin shqiptar.
Populli shqiptar sërish ndjehet i rrezikuar nga kërcënimi i frymës pansllaviste që shfaqin segmente të caktuara në disa shtete të Ballkanit dhe të Rusisë. Solidarizimi me qëllim parandalimin e këtij rreziku është i domosdoshëm për ekzistencën e Turqisë. Turqia është shteti në të cilin jeton edhe diaspora më e madhe shqiptare që kap shifrën gjashtë milion banorë.

 
Për momentin në Turqi ndjehet nevoja për një informim më real në lidhje me ngjarjet dhe zhvillimet në Ballkan. Për këtë arsye Platforma e Solidaritetit mes Shqiptarëve synon njëkohësisht mbështetjen për zhvillimin e medias shqiptare në Turqi dhe bashkëpunimin e tyre me insitucionet mediatike shqiptare në Ballkan.
Platforma për Solidaritet mes Shqiptarëve, mbështet bashkëpunimin mes shoqatave dhe organizatave shqiptare në Turqi.
Platforma e Solidaritetit mes Shqiptarëve është e hapur për bashkëpunim me çdo person që dëshiron të kontribojë për solidarizimin mes shqiptarëve të Ballkanit dhe shqiptarëve që jetojnë në Turqi.
Kjo është arsyeja përse Turqia duhet ta ndjejë të nevojshme mbështetjen që duhet t’i ofrojë popullit shqiptar ndaj kërcënimeve me të cilat ai mund të përballet. Mbështetja për popullin shqiptar është e domosdoshme për një Ballkan dhe një Turqi që synon një të ardhme në paqe dhe prosperitet mes popujve.

 
Shqiptarët janë e ardhmja dhe siguracioni i Turqisë dhe Islamit në Ballkan.
Për këtë arsye, janë të ftuar që të ofrojnë kontributin e tyre të gjithë ata persona që ushqejnë të njëjtat ndjenja dhe ndajnë të njëjtat shqetësime me Platformën e Solidaritetit mes Shqiptarëve. Kjo platformë solidariteti nuk është në kërkim konkurrence, por në ofrimin e kontributit të përbashkët me mediat dhe me organizatat e tjera simotra, secila prej të cilave janë një kontribut i vyer më vete.
Ne ju bëjmë me dije se do të mbështesim pa kushte çdo lloj aktiviteti dhe veprimtarie në drejtim të zgjidhjes së problemeve dhe përmbushjes së nevojave që ka populli shqiptar, duke qenë të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë mediat dhe organizatat.
Me këtë rast, i bëjmë të ditur opinionit publik themelimin e Platformës së Solidaritetit mes Shqiptarëve.

 
FUAT AHMETOGLU
Kryetar i SH,Q, “MEHMET AKIF ERSOY” në Stamboll

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit