21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Ky është personi që po kërkohet nga policia për vrasjen e Ermal Kamberajt (Foto/Dokument)

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe tashmë ka shpërndarë tek i gjithë personeli i saj dokumentin me fotografinë dhe të dhënat e personit që konsiderohet si i dyshuar për vrasjen e Ermal Kamberajt në një kafiteri të Mitrovicës të premten mbrëma.

Dokumenti i ndjekjes-kërkimit i lëshuar nga policia tashmë është postuar edhe në rrjetet sociale.

“#Shpërndajeni të gjithë ju lutemi… Këtë person po e kërkon Policia e Kosovës

Ta ndihmojmë Policinë e Kosovës

Ky është personi që vrau mbrëmë 23 vjeçarin Ermal Kamberajt në Mitrovicë. Policia po e ndjek”, shkruan në një postim në Facebook.

Ermal Kamberaj është vrarë të premtën në vendin e tij të punës në një kafiteri të Mitrovicës.

I ndjeri është varrosur të shtunën, kurse në ceremoninë e varrimit të tij kanë marrë pjesë mijëra qytetarë.

Në shenjë revolte për vrasjen e Ermalit shoqëria civile në Mitrovicë organizon sot një marsh protestues.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit