19.6 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

KY ËSHTË NDËSHKIMI I ZOTIT PËR TË TILLA POSHTËRSI… – Si ishte ndëshkimi i popullit të Lutit?

Më të lexuarat

NDËSHKIMI I POPULLIT TË LUTIT- ALEJHI SELAM I TREGUAR NË KUR’AN

Allahu i Lartesuar tha:

(Kujto) Kur Luti i tha popullit të vet: “Si e bëni atë punë të shëmtuar, që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?!” Ju, për shkak të epshit, kontaktoni me meshkujt dhe braktisni gratë tuaja. Ju jeni popull shumë injorant!” Por përgjigjja e popullit të tij ishte kjo: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. E kishim përcaktuar që ajo të mbetej me të dënuarit. Atyre u lëshuam një rrebesh (gurësh). Sa i keq ishte ai shi (si dënim) për ata, të cilëve u erdhi paralajmërimi (dhe nuk ia vunë veshin). Neml 54 – 58.

Shpjegimi i ajeteve

Kujto) Kur Luti i tha popullit të vet: “Si e bëni atë punë të shëmtuar, që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?!” – Kujto adhuruesin dhe profetin Tonë të sinqertë, me përpjekjet e tij të lëvdueshme në ftesën e popullit të tij. Duke i ftuar në besimin e drejtë dhe largimin nga poshtërsitë, ai u tha: “Si e bëni atë punë të shëmtuar, që edhe vetë ju e kuptoni se është e keqe?! Ajo është një poshtërsi e madhe, të cilën e urren çdo natyrë e pastër dhe çdo mendje e shëndoshë. Në çdo ligj që ka zbritur Zoti, ajo është e ndaluar. Edhe pse e shihni dhe e dini mirë sa e shëmtuar dhe e poshtër është kjo vepër, ju tregoheni inatçorë e të shfrenuar dhe e bëni atë gjë. Kjo është një padrejtësi dhe paturpësi ndaj Zotit të Madhëruar! Pastaj e shtjelloi, duke e treguar qartë atë poshtërsi që e bënin:

.Ju, për shkak të epshit, kontaktoni me meshkujt dhe braktisni gratë tuaja! –

Si është e mundur që arritët në këtë gjendje dhe epshet tuaja tjetërsuan e u bënë për burrat?! Ajo është një gjë e pështirë e jo e natyrshme. Ju bëni këtë gjë të pështirë dhe lini gratë, që Zoti i krijoi për ju, me atë trup e konstrukt të bukur dhe të hijshëm, që çdokush është i prirur dhe është krijuar t’i dëshirojë?! Ju i kini kthyer përmbys gjërat, prandaj shihni të bukur diçka të shëmtuar dhe shihni të shëmtuar diçka të bukur.

  • Ju jeni popull shumë injorant. – Ju i kaloni të gjitha kufijtë e Zotit dhe keni guxim të bëni haramet e Tij.
    Por përgjigjja e popullit të tij ishte veçse kjo:

“Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi…”

Ata nuk morën mësim dhe nuk treguan pendim, përkundrazi refuzuan me forcë dhe filluan të kërcënonin profetin Lut, atë profet besnik që dëshironte të mirën dhe rregullimin për ta. Ata e kërcënuan se do ta dëbonin dhe largonin nga vendi i tij.

📖…sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!

📚Duket sikur u kanë thënë: “Çfarë gabimi kanë bërë, që të meritojnë dëbimin nga vendi?” Atëherë thanë: “…sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” Pra, ata e quanin gabim atë vepër nga e cila duhet të ruhesh dhe ta mbash veten të pastër. Allahu i shëmtoftë! Atë vepër që konsiderohet pastërti dhe dëlirësi e konsideronin si gabimin më të madh. Nuk mjaftoi që e mohuan dhe refuzuan besimin në të cilin i ftoi profeti i tyre, por arritën deri aty sa ta dëbonin nga vendi. Mendoni se deri ku kishte arritur e keqja që kishte kapluar mendjet dhe zemrat e tyre. Ata thanë: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” Duke qenë se ata ishin të zhytur në mohim e poshtërsi, atëherë përfundimi i kësaj vepre ishte i ditur. Të gjithë ata që do mbeteshin brenda do të shkatëroheshin dhe të gjithë ata që do të dilnin do të shpëtonin. Prandaj Zoti thotë:

Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. E kishim përcaktuar që ajo të mbetej me të dënuarit. – Kur dy melekët shkuan tek Luti në formën e dy djemve të bukur, si miq tek ai, këtë lajm e mori vesh edhe ai popull i mbrapshtë. Kështu, ata shkuan tek shtëpia e Lutit me synim të keq. Atëherë, Luti e mbylli portën nga brenda dhe gjendja e tij u rëndua shumë nga pamundësia për të mbrojtur miqtë. Megjithatë, melekët e njoftuan se kush ishin dhe e përgëzuan se kishin ardhur për ta shpëtuar dhe për ta nxjerrë atë nga ai vend i poshtëruar dhe i mbushur me gjynahe. Ata njoftuan se ata ishin dërguar për ta shkatërruar dhe dënuar atë popull. Koha e dënimit të tyre do të ishte agimi. Ata e urdhëruan dhe porositën Lutin që të nisej që në pjesën e parë të natës pa u ndier, përveç gruas së tij, e cila do të mbetej pas dhe do të dënohej së bashku me atë popull të ulët. Kështu, ata u nisën që në fillim të natës dhe shpëtuan, ndërsa atë popull të mjerë e kapi agimi me ndëshkimin e pashembullt. Allahu i Lartësuar e ktheu përmbys atë qytet të poshtër dhe i gjuajti prej së larti me gurë të ndezur, siç tha: “Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar. Të shenjuar nga Zoti yt. Një dënim i tillë nuk është larg për të padrejtët.” [Hud 82, 83]. Ndërsa këtu thotë:

Atyre u lëshuam një rrebesh (gurësh). Sa i keq ishte ai shi (si dënim) për ata, të cilëve u erdhi paralajmërimi (dhe nuk ia vunë veshin)! – Sa i keq dhe i dhembshëm ishte ndëshkimi i tyre dhe sa i keq ishte ai shi, që i rrënoi. Ky ishte ndëshkimi, sepse atyre iu tërhoq vërejtja dhe u kërcënuan, por nuk morën mësim e as u penduan. Ky është ndëshkimi i Zotit për të tilla poshtërsi.

TEFSIRI I SA’DIT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit