10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

KUVAJT – AL SABAH: QEVERIA PARAQET DORËHEQJEN

Më të lexuarat

Qeveria e Kuvajtit paraqiti të hënën dorëheqjen, pesë ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e parlamentit të zgjedhur në shkurt, që zhyti vendin në një krizë politike, deklaroi ministri i Informacionit, Mohammad Abdullah al-Sabah.

“Qeveria organizoi një takim dhe vendosi t’i paraqesë dorëheqjen e saj emirit të vendit”, deklaroi al-Sabah, gjatë një konference shtypi duke shtuar se letra i ishte dorëzuar Emirit Sabah al-Ahmad.

“Qeveria dha dorëheqjen për t’i lejuar kabinetit pasardhës të marrë masa ligjore dhe kushtetuese të nevojshme për të zbatuar vendimin e gjykatës”, theksoi ministri./TRT/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit