11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

PDSH kundër Jankullovskës: Diskriminon e fyen shqiptaret

Më të lexuarat

Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu në pyetjet e deputetëve të mbajtur sot në Parlament akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski, ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe zëvendëskryeministren Teuta Arifi, se bëjnë shkelje të ligjeve, zbatim selektiv të tyre dhe nuk mbrojnë në mënyrë të barabartë qytetarët e Maqedonisë.Deputeti Fazliu akuzoi ministren Jankullovska se “për herë të parë dhe atë pa dëshmi arrestohen dhe burgosen nëna shqiptare, shoqërohen femra shqiptare nga polici meshkuj dhe për herë të parë ndodh që të keqtrajtohen edhe nëpër burgje.

“Nënat e arrestuara me duar të lidhura janë detyruar nga policët që t’u bëjnë kafe dhe tua lirojnë vendin për të fjetur Haki Haziri i rrëmbyer me gjashtë ditë të tëra.Dy muaj nga aksioni dhe opinionit nuk i është dhënë asnjë dëshmi dhe fakt që janë autor të Smilkovcit”, akuzoi Fazliu. Ai po ashtu akuzoi Jankullovskën se bën “zbatim selektiv të ligjit është edhe rasti kur u dënua Mynir Ismaili nga Struga, por nuk janë dënuar huliganët maqedonas që dogjën flamurin shqiptar, shqiptarëve në Tetovë pse vizatuan një hartë u ngrit padi penale, ndërsa asgjë nuk është ndërmarrë për ata që fyen, shanë dhe ofenduan shqiptarët.Në Mënyrë ekspres u gjetën dhe u gjykuan shqiptarët që ishin të përfshirë në rrahjet nëpër autobusë, ndërsa nuk ndërmerret asgjë si ata që vranë djalin nga Kondova Muhamed Ali Jasharin”, ka shtuar ai. Në përgjigjen të pyetjeve të Fazliut, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, deklaroi se një pjesë të pyetjeve deputeti i PDSH-së do të duhet t’ia parashtrojë gjykatave, sepse ajo nuk është kompetente, ndërsa tha se puna të cilën e ka bërë policia në aksionin “Monstër” por edhe të tjerat është për të përshëndet./AT/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit