11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024


Kush e terrorizoi Moskën?!

Më të lexuarat

Kur SHBA solidarizohet me Rusinë…

Një të shtëna masive ndodhi në sallën e koncerteve Crocus në Moskë, në të cilën dhjetëra u vranë dhe u plagosën, në një nga sulmet më të rënda në Rusi në vitet e fundit.

Duke cituar Shërbimin Federal të Sigurisë, agjencia TASS thekson se të paktën 40 persona kanë vdekur dhe më shumë se njëqind janë plagosur.

Sipas mediave ruse, të paktën tre persona me kostume kamuflazhi hapën zjarr në sallë.

Dyshohet se kanë përdorur edhe eksploziv, kështu që pas të shtënave, në ndërtesë ka rënë zjarr.

Pamjet e ndryshme tregojnë tym të dendur që vjen nga salla e koncerteve.

Agjencia Interfax raportoi se “nga dy deri në pesë” persona morën pjesë në sulm.

“Njerëzit në sallë u shtrinë në dysheme për të shmangur të shtënat, u shtrinë për 15-20 minuta dhe më pas filluan të dilnin. Shumë arritën të dilnin jashtë”, tha gazetari i RIA Novosti.

TASS raporton se njerëzit janë ende të bllokuar në sallën e koncerteve të shkatërruar nga zjarri. Ata pretendojnë se zjarri ka përfshirë një të tretën e objektit, ndërsa çatia është përfshirë pothuajse tërësisht nga flakët. Një helikopter është dërguar në vendngjarje për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. RIA pretendon se çatia filloi të shembet. Por zjarrfikësit njoftuan se ndaluan përhapjen e zjarrit.

Të shtënat kanë ndodhur para shfaqjes së grupit rok Piknik.

Njësitë speciale të Gardës Kombëtare Ruse dolën në vendngjarje, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Garda thotë se kërkimet për sulmuesit janë në vazhdim.

Rreth 70 ekipe të urgjencës u dërguan në vendngjarje, tha guvernatori, dhe të plagosurit e parë në sulm filluan të mbërrinin në spitale.

Ombudsmeni rus Tatiana Moskalkova i quajti të shtënat “një akt terrorizmi”.

Shtëpia e Bardhë reagoi gjithashtu, duke thënë se “imazhet e të shtënave në Moskë janë të tmerrshme”.

“Mendimet tona janë me viktimat”, tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se nuk kishte indikacione se Ukraina ishte e përfshirë në ngjarje.

Mihajlo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, tha se Ukraina “nuk ka asnjë lidhje me sulmin”.

 Ministria e Punëve të Jashtme ruse njoftoi se e gjithë bota duhet të dënojë “sulmin terrorist”.

Për shkak të të shtënave, të gjitha ngjarjet kryesore sportive, kulturore dhe të tjera publike të planifikuara për këtë fundjavë do të anulohen, tha kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit