11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024


Një akt i ndyrë izraelit në ditën e vizitës së Blinkenit

Më të lexuarat

Grabitja më e madhe e tokës palestineze që nga përfundimi i marrëveshjes së Oslos në 1993

Qeveria izraelite njoftoi të premten sekuestrimin e 800 hektarëve tokë në luginën e lumit Jordan në Bregun Perëndimor të pushtuar, në ditën që Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken po viziton Izraelin.

Sipas organizatës izraelite kundër vendbanimeve hebreje të territoreve palestineze, Peace Now, ky është kapja më e madhe e tokës palestineze që nga përfundimi i marrëveshjes së paqes të Oslos në vitin 1993, transmeton AFP.

Sekuestrimi i tokës u njoftua nga ministri i financave të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, tha ministria e tij.

Bëhet fjalë për “një masë të re spektakolare dhe të rëndësishme për vendbanimin hebre në Bregun Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

Vendbanimi i paligjshëm

Vendbanimi izraelit i Bregut Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin Lindor të aneksuar, konsiderohet i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, kujton rregullisht OKB-ja, e cila e konsideron atë një nga pengesat kryesore për paqen përfundimtare midis Izraelit dhe palestinezëve.

Organizata joqeveritare Peace Now i tha se data e shpalljes së vendimit ishte një “provokim” duke qenë se ajo përkoi me vizitën e Blinkenit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Smotrich “janë të vendosur të luftojnë kundër gjithë botës dhe kundër interesave të popullit izraelit për të mirën e një grushti kolonësh që marrin miliona hektarë sikur nuk ka konflikt politik për të zgjidhur dhe nuk ka luftë për t’i dhënë fund”, sipas organizatës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit