14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurti: Pse nuk pranova propozimin e BE-së për targat

Më të lexuarat

Për kryeministrin e Kosovës, “fajin e ka” Borrell

Kryeministri i Albin Kurti deklaroi se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm.

Sipas tij, propozimi i BE-së që Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave dhe që Serbia të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës, është i papranueshëm “nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve”.

“Në propozimin që na e kanë sjellë më herët zotërinjtë (kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep) Borrell dhe Lajçak për deklaratën e përbashkët, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023. Pra, që ne po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecjeje të re, për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023”.

Por sipas Kurtit, Borrell “hoqi dorë nga ky afat” dhe nga “propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Unë jam i gatshëm të zhvilloj takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë: marrëveshja finale me normalizim të plotë të marrëdhënieve, që ka njohjen reciproke në qendër, dhe çështjet aktuale të natyrave të ndryshme, si puna e këtyre targave. Mirëpo, nuk bën njëra pa tjetrën”, ishte arsyetimi i kryeministrit.

Qëndrimet e tij u bënë të ditura pas takimit disaorësh mes tij dhe presidentit serb në  Bruksel, me prani të dyshes Borrell-Lajçak.

Çështja është se sado të ketë të drejtë Kurti, ai del si refuzues marrëveshjeje në këtë rast, gjë që është një minus diplomatik. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit