7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Zhgënjim dhe në NATO nga Kosova(dhe Serbia)

Më të lexuarat

Stoltenberg: Të shmanget përshkallëzimi!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg, ka thënë se është i zhgënjyer që nuk është e mundur të zgjidhet mosmarrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Soltenberg ka biseduar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi dialogun dje në Bruksel.

“Ne jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget,” tha Soltenberg në Twitter.

Ai shtoi se NATO-KFOR-i mbetet vigjilent.

Dhe shefi i diplomacisë evropiane Borrell njoftoi se e informoi Stoltenberg për “rezultatin zhgënjyes të takimit të sotëm të nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me mbështetjen e BE-së”.

“Përshkallëzimi duhet të shmanget. BE-ja dhe NATO-ja mbeten të koordinuara, gjithashtu në terren. EULEX Kosova po monitoron me kujdes gjithçka,” shkroi Borrell në Twitter. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit