10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti: Gati për marrëveshje me Serbinë!

Më të lexuarat

Por sipas tij varet nga Beogradi, te njohja e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të dielën se qeveria e Kosovës është e gatshme të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë këtë vit, por tha se kjo “varet shumë më tepër nga Serbia”.

Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka përsëritur se marrëveshjet që nuk nënkuptojnë njohje reciproke si qendër e përmbajtjes për Kosovën, nuk janë të pranueshme dhe nuk i bëjnë dobi askujt.

Sipas tij, nga arritja e një marrëveshjeje përfundimtare do të përfitonin të dyja palët, pasi do të përshpejtonte procesin e integrimit të Kosovës dhe Serbisë në familjen evropiane.

“Serbia dëshiron të vazhdojë në rrugën evropiane, por nuk do të mund ta bëjë këtë pa njohjen e Kosovës. Në anën tjetër, Kosova dëshiron integrime evropiane dhe euroatlantike dhe për këtë duhet normalizim i plotë me Serbinë”, tha Kurti.

Kurti njoftoi se Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit në BE vitin e ardhshëm. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit