12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Profile: dy gjigantët e mëdhenj ekonomikë në Turqi

Më të lexuarat

Ç’përfaqësojnë TUSIAD dhe MUSIAD?

TUSIAD është Forumi më i madh i Kapitalistëve në Turqi. Që nga vitet 1960 e deri më sot ky forum ka patur në dorë rreth 50% të ekonomisë turke.

Në vitet 1980-1990, TUSIAD ishte perandoria e kapitalit që lëvizte makinerinë e shtetit. Madje këtij forumi i atribuohen edhe grushtet e shtetit dhe sundimi i Ushtrisë në Turqi.

TUSIAD ka dhjetëra mijëra kompani që veprojnë në Turqi dhe jashtë saj, por që kanë investime me Turqinë. E ka shtrirë aktivitetin e saj në të gjitha fushat e ekonomisë, duke përfshirë industrinë e rëndë, bankat, modën, median, s portet dhe shumë fusha të tjera. Përbërja e tyre është me shumë kombësi por kryesisht janë turq. Aktualisht TUSIAD kryesohet nga biznesmeni italo-hebre me shtetësi turke, i quajtur Simone Kaslowski.

E formuar në vitin 1971, si shkak i frikës së tendencave të Turqisë për ardhjen në pushtet të qeverive me orientime islame (Rasti i Menderez), TUSIAD u krijua si një organizatë që do të mbronte interesat e kapitalit laik. Por vetëm pak vite më vonë ata nisën ndërhyrjet në politikë. TUSAID arriti me anë të presioneve të rrëzonte qeverinë e Ocavid në grusht shtetin e 1981 me anë të presioneve ekonomike dhe forcës ushtarake. Më vonë edhe qeverinë pro-islame të Nexhmedin Erbakan.

MUSIAD…

Është një tjetër Forum Ekonomik, konkurrenti i vetëm i TUSIAD. Ai u themelua nga biznesmeni Erol Yaral. Në fakt ideja e depolarizimit të kapitalit doli në fillim të viteve 1990 në kohën e Turgut Ozal. Pikërisht atëherë Turqia nisi reforma ekonomike që do të fillonin ngritjen e saj. Në këtë kohë, Erol Yaral bashkë me disa kapitaliste të tjerë muslimanë vendosën të krijojnë forumin e tyre. Ideja u hodh për herë të parë tek kryeministri Erbakan, i cili menjëherë e suportoi këtë forum musliman.

Kushtet për t’u anëtarësuar në këtë forum ishin të rrepta, ndaj jo çdokush mund t’i përmbushte.

Së pari, anëtari duhej të ishte musliman, nuk duhej të kishte probleme të mëhershme me mashtrimet ekonomike dhe penale, si dhe duhej të ishte me origjinë turke.

MUSIAD u krijua me kapital musliman dhe hallall të pastër. Me të ndalohej kategorikisht kamata dhe çdo manipulim ekonomik. Ndalohej çdo kapital i ardhur nga bixhozi, alkooli dhe çdo tregëtia e ndaluar me Islam.

Edhe pse me këto kushte shumë të rrepta, në MUSIAD u regjistruan rreth 10 mijë kapitalistë dhe shumë firma të ndryshme në zonën e Anadollit.

Konkurrenca ishte e ashpër mes dy gjigantëve edhe pse MUSIAD kishte vetëm 18% të ekonomisë private turke, ndërsa TUSIAD 50%.

Mirëpo betejat filluan. MUSIAD pak nga pak fitoi terren në shumë fusha të investimeve. Ndërkohë TUSIAD, mundohej nëpërmjet manipulimeve të bllokonte shumë firma, anëtare të MUSIAD.

Koha AKP-së dhe Erdogan

Për TUSIAD kjo kohë ishte një periudhë frike dhe neutraliteti duke mos ndërhyrë shumë në politikë. Nga ana tjetër, edhe qeveria e Erdoganit nuk donte të përplasej me të, edhe për faktin se ky forum kapitali kishte aksionet e tij në shumë kryevepra që qeveria ka realizuar në këto dy dekada. Më i rëndësishëm prej tyre është projekti i makinës elektrike turke “Tursab”. Sigurisht që asnjëra palë nuk kishte interes të godasë tjetrën.

Kjo gjendje e ftohtë vazhdoi deri në muajt e fundit, kur Erdogan i shpalli luftën ndaj kamatës.

Gjithsesi, TUSIAD njihet si financuesja e protestave të Ghezi Park në 2012 dhe grushtshtetin e organeve legjislative po atë vit, në të cilin u tentua arrestimi i shefit të MIT, Hakan Fidan dhe personalitete të tjera kyçe në qeverinë e Erdogan.

 Përplasje direkte

Për herë të parë gjatë epokës së AKP, TUSIAD do të dilte hapur kundër qeverisë së Erdogan, duke i bërë presion asaj që të ndalojë nga lufta ndaj kamatës.

Mirëpo Erdogan doli dhe ai hapur me deklarata të drejtpërdrejta ndaj TUSIAD.

“Le ta keni të qartë pra, se Turqia nuk është më ajo Turqia e vjetër ku ju mund të bënit si të doni”, iu drejtua Erdogan me një deklaratë të drejtpërdrejtë presidentit italo-hebre të TUSIAD, Simone Kaslowski.

Ky i fundit e mori mesazhin dhe uli kokën. Kjo u lexua prej TUSIAD, si probleme të mëdha që do të dilnin së shpejti ndaj tyre, nëse ata nuk do të ulnin kokën.

Për ta vërtetuar goditjen turke, se Erdogan nuk po bën shaka në deklaratat e tij, Lira turke fitoi 40 % të vlerës së saj. Kjo do të thoshte për TUSIAD “një shuplakë e fortë në fytyrë” që e rrëzoi nga pozita e saj e mëparshme e “Bosit të Errësirës” që rrëzon qeveri në Turqi.

Nga ana tjetër. MUSIAD vazhdon të ketë përkrahje të fuqishme nga qeveria dhe të ngrihet si krahu i saj ekonomik për të fituar luftën ndaj varësisë së kapitalit të huaj, që përfaqësohet me TUSIAD.

MUSIAD është shtrirë fuqishëm në pothuajse të gjithë sektorët vitalë të ekonomisë turke dhe kjo duke zbatuar politika të pastra islame në banking: Industrinë e Hekurit, turizëm, eksportet bujqësore dhe prodhimtarinë e një pjesë e madhe të  produkteve “Made in Turkiye”.

 Përgatiti: Eduart Thartori – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit