Kur vetëmashtrimit i vjen fundi: Gaza dhe shembja e narrativës sioniste – Nga Justinian Topulli

Më të lexuarat

Kur vetëmashtrimit i vjen fundi

“Çështja është se të gjithë jemi të aftë të besojmë gjëra që e dimë se janë të rreme dhe pastaj, kur më në fund na vërtetohet e kundërta, me paturpësi i shtrembërojmë faktet në mënyrë që të tregojmë se kishim të drejtë. Intelektualisht, është e mundur ta vazhdosh këtë proces për një kohë të pacaktuar; e vetmja pengesë ndaj tij është se, herët a vonë, një besim i rremë ndeshet me realitetin e kokëfortë, zakonisht në një fushëbeteje.”

George Orwell, “In Front of Your Nose” (1946)

——-

E thënë pak më thjeshtë, njeriu ka prirje të besojë gjëra të pavërteta edhe kur e di që janë të tilla, dhe kur përballet me të kundërtën, shpesh përpiqet t’i shtrembërojë faktet për të mohuar të vërtetën. Ky vetëmashtrim mund të zgjasë pafundësisht në mendjen e njeriut, por kur përballet me realitetin e ashpër, zakonisht i dukshëm në kohë lufte, kjo e rrëzon më në fund gënjeshtrën.

Ajo që po ndodh tashmë në Perëndim dhe në Botë me shtetin sionist është pikërisht kjo që thotë Orwelli, gënjeshtra që kanë besuar dhe kanë justifikuar dhe mbrojtur për kaq kohë me lloj lloj justifikimesh boshe dhe kapje pas “qimes” së fajit të palestinezëve duke minimizuar “traun” sionist, po shkërmoqet dhunshëm nga e vërteta e luftës sioniste në Gaza, që në fakt nuk është thjesht hakmarrje, por rast i volitshëm për të përmbushur synimet e tyre të kahershme.

Kështu që 7 Tetori i 2023 tashmë po bëhet i qartë për të gjithë se qe pikërisht pasojë e këtij realiteti kokëfortë të mohuar dhe përgënjeshtruar për kaq kohë, ndaj dhe pakkush po ja vë më veshin demagogjisë sioniste.

 

Hoxhë Dr. Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit