Ibn Rexheb el-Hanbeli (Allahu e mëshiroftë) shkruan:
”Çdo gjë në këtë botë, sipas zakonit të njerëzve, duket e mangët; por nëse ajo i kushtohet bindjes ndaj Zotit dhe kërkimit të kënaqësisë së Tij, ajo në të vërtetë bëhet e përsosur:
– Era e gojës së agjëruesit: Për njerëzit është e pakëndshme, por për Atë është më e mirë se era e miskut.
– Thjeshtësia e rrobave të Ihramit: (Të qenit i veshur vetëm me ihram) për të vizituar Shtëpinë e Tij, është më e bukur se rrobat më luksoze.
– Vajtimi i mëkatarëve ndaj vetes së tyre nga frika e Tij, është më i vlerësuar se vetë tesbihet (lavdërimet).
– Thyerja e të përulurve para madhështisë së Tij, kjo thyerje shpirtërore është vetë shërimi dhe plotësimi.
– Përulësia e të frikësuarve para pushtetit të Tij, kjo përulësi është krenaria dhe lavdia e vërtetë.
– Sakrifikimi i jetës dhe dhënia e shpirtit në rrugën e Tij, është vetë jeta e vërtetë.
– Uria e agjëruesve për hir të Tij është ngopje, dhe etja për të arritur kënaqësinë e Tij është shuarje e etjes.
– Lodhja e të zellshmëve që i shërbejnë Atij është vetë prehja dhe pushimi.
📚 “Letaif el Mearif” Ibn Rexheb el Hanbeli
Përktheu: Fatjon Isufi
