14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Ku Sulltan Mehmed Fatih çliroi Stambollin 570 vjet më parë

Më të lexuarat

Ajo që bizantinët nuk e prisnin….

Dje, në Turqi pos që u festua fitorja më historike e Erdoganit gjatë qeverisjes së tij mbi 20-vjeçare, u festua gjithashtu dhe marrja po historike e Kostandinopojës.

Në 29 majt të 570 viteve më parë, Sulltan Osmani Mehmed II El Fatih, çliroi Stambollin, atehërë  Kostandinopojën, kryeqyteti i Perandorisë Romake Lindore (Bizantit).

Pushtimi i Stambollit, ose rënia e Kostandinopojës, siç quhet ndryshe, ndodhi më 29 maj 1453, kur ushtria osmane e udhëhequr nga Sulltan Mehmed Fatih çliroi Kostandinopojën. Sulltan Mehmed Fatih ishte 21 vjeç gjatë pushtimit të Stambollit.

Mehmeti II, i cili më parë ishte zotuar “Ose do ta çlirojë Stambollin, ose Stambolli do të më pushtojë mua…” u bë pushtuesi i qytetit në dy kontinente. Që nga ai moment historia nuk e kujton më si Mehmetin II, por si Sulltan Mehmet Pushtuesin (Fatih).

Me pushtimin e Stambollit erdhi fundi i Perandorisë Romake Lindore 1058-vjeçare.

Edhe pse ai çliroi qytetin, Sulltan Mehmed Fatih nuk ishte fatal për vendasit e tij. Paniku dhe intoleranca, që lindte herë pas here, u zhdukën shpejt dhe qytetit iu rikthye siguria. Sulltani i lejoi grekët të zgjidhnin një patriark. Ai e ftoi patriarkun e sapozgjedhur në darkë dhe i dhuroi një skeptër dhe kurorë, me qëllim që të vendoste paqen mes myslimanëve dhe të krishterëve në qytet. Sulltani tregoi favor të barabartë ndaj komunitetit hebre dhe armen në Stamboll.

Duke çliruar Stambollin, Sulltan Mehmed Fatih la gjurmë të thella si në botën perëndimore ashtu edhe në qytetërimet lindore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit