6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ku hidhet shikimi gjatë namazit?

Më të lexuarat

Dijetarët janë dalluar rreth asaj se ku duhet të shikojë personi që fal namaz.

Ajo që është e mirënjohur nga Imam Malik është se personi që falet duhet të shikojë përpara vetes.
Kurse, mendimi i Imam Ahmedit është se ai duhet të shikojë në vendin e sexhdes, dhe ky, po ashtu, është mendimi i Imamëve Shafiu dhe Ebu Hanife.

Argumenti i tyre është transmetimi i Muhamed ibn Sirinit, i cili përcolli se pejgamberi(sal-lAllahu alejhi we sel-lem) “ulte kokën dhe shikonte në vendin e sexhdes”, për shkak se kjo është më me ndikim sa i përket përuljes në namaz (khushu).

Disa dijetarë kanë thënë: Imami si dhe ai që falet i vetëm shikon në vendin e sexhdes. Kurse, sa i përket personit që udhëhiqet në namaz (me’mûm), ai shikon në imamin, dhe argument për këtë është hadithi në el-Buhari, ku thuhet se, kur i Dërguari(sal-lAllahu alejhi we sel-lem) fali namazin e eklipsit (salâtul-kusûf), ai i informoi Sahabët se atij i ishte paraqitur Xheneti dhe Xhehenemi, kështu që ai u tha atyre: ”Kjo ishte kur ju më patë të lëvizja përpara dhe mbrapsht”. Kjo është argument se ata po shikonin në atë (sal-lAllahu alejhi we sel-lem).
Dhe nga argumentet për këtë është hadithi ku thuhet se, kur u ngrit minberi i pejgamberit(sal-lAllahu alejhi we sel-lem), ai qëndroi mbi të (për t’u falur), kështu që ai ngrihej dhe bënte rukunë në të, dhe, kur donte të bënte sexhde, zbriste poshtë dhe bënte sexhde në tokë, dhe tha:”Unë e bëra këtë vetëm që të ndiqni dhe ta mësoni namazin tim”. Ky është një argument se ata po shikonin në të.

Po ashtu, Sahabët përmendën se i Dërguari(sal-lAllahu alejhi we sel-lem) recitonte edhe në namazet që nuk falen me zë dhe, kur u qe thënë atyre (Sahabëve):”Nga e dini këtë?”, ata thanë:”Nga lëvizja e mjekrës së tij”. Krejt kjo gjendet në Sahih el-Buhari, kështu që kjo është argument se me’mûmi shikon në imamin, për shkak se kjo e bën më të plotë ndjekjen e imamit dhe për shkak të faktit se imami mund të ngrihet apo të ulet nga harresa, kështu që me’mûmi të shikojë në imamin është më e plotë sa i përket ndjekjes së imamit.

Sa i përket imamit dhe atij që falet i vetëm, ai duhet të shikojë në vendin e sexhdes. Ky mendim është më së afërmi së vërtetës, sidomos nëse me’mûmi ka nevojë për këtë (shikim në imamin). Për shembull, (rasti kur) ai s’ka mundësi ta shohë imamin, kështu që e shikon imamin në mënyrë
që ta ndjekë atë, dhe gjëra të ngjashme me këtë.

Mirëpo, përjashtim nga kjo bën rasti kur personi është i ulur, sepse atëherë ai duhet të shikojë në gishtin e vet tregues, për shkak të transmetimit të Abdullah bin Zubejrit se pejgamberi(sal-lAllahu alejhi we sel-lem) asnjëherë nuk largonte sytë nga gishti tregues. Po ashtu, dikush ka bërë përjashtim në rastin kur personi falet te Qabja ndërsa ka mundësi të shikojë në Qaben; atëherë, ai shikon në Qaben. Dhe, po ashtu, (kjo vlen) kur personi fal namazin e frikës (salâtulkhawf) ndërsa armikun e ka përreth vetes, kështu që ai shikon në drejtim të armikut. Sidoqoftë, mendimi i saktë lidhur me rastin e Qabes është se ai që falet nuk shikon në të, për shkak të mungesës së argumentit për këtë, dhe ngaqë kjo mund të jetë largim i vëmendjes, sidomos nëse ka njerëz që bëjnë tawaf te Qabja.

Shejh Ibn Uthejmin(Allahu e mëshiroftë), Tefsir Suretil-Bekareh, 2/126-127

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit