9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shtroi iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 29 mars 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi, shtroi sonte iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në postimin e kryetarit Krasniqi në Facebook, ai përmendi vlerat që përfaqëson ky muaj, si durimi, solidariteti, respekti dhe uniteti.

“Sonte, kisha kënaqësinë të shtroj iftar për Myftiun Naim Tërrnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës, në shenjë nderimi dhe respekti për muajin e bekuar të Ramazanit.Vlerat që përfaqëson ky muaj, si durimi, solidariteti, respekti dhe uniteti, janë vlera të cilat duhet t’i çmojmë dhe për të cilat kemi shumë nevojë sot si individë e si shoqëri.”

Ai dha mesazhin për mbështetje të njëri-tjetrit në rrugë e punë të drejta e të frytshme.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi kryetarin Krasniqi për shtrimin e këtij iftari, duke shprehur kështu përkushtimin e tij dhe të institucionit që ai drejton për të bashkëpunuar për punë të mira e të mbara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit