10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Krujë: Myslimanët ndërtojnë kishë për katolikët!

Më të lexuarat

Toleranca fetare është një virtyt që ka karakterizuar historikisht shqiptarët dhe rasti më I fundit është ndërtimi I një kishe me kontributin e 15 familjeve mYslimane.

Si rrallë herë, në fshatin Derven të rrethit të Krujës banorët e fesë mYslimane kanë kontribuar financiarisht, apo me punë vullnetare ndërtimin e kishës së Shënkollit, e cila sipas tyre po ringrihet për herë të tretë, pas luftrave apo vendimeve për asgjësimin e objekteve fetare në periudhën komuniste.

Banorët që kanë ndihmuar në nngritjen e kësaj kishe shprehen se ky kontribut ka ardhur pasi në këtë fshat nuk ka ezkistuar asnjëherë dallimi fetarë mes muslimanëve dhe katolikëve.

 

Edhe përfaqësues të kishës katolikë e kanë vlerësuar këtë gjest human në ceremoninë e përurimit të kishës.

“Pa dallim feje, Myslimanë dhe të Krishterë, janë bashkuar vullnetarisht me ne për të ndërtuar Kishën për të cilën u jemi shumë mirënjohës. Ky solidaritet vëllazëror, human e fetar është i veçantë për të gjithë ne dhe Shqipërinë, sepse në të gjithë botën, vetëm Shqipëria ka një fe të përbashkët, Myslimanë dhe të Krishterë”, tha Kryetari i Kishës së fshatit Derven, Pashk Cypi.

“U habita kur pashë aq shumë njerëz. Unë mendoja se do jenë 20 veta.”, u shpreh Ipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Gjergji Rondo.

Për ndërtimine kishës së Shënkollit kanë kontribuar banorët e 5 fshtatrave, kryesisht të besimit musliman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit