11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

OKB-ja propozon legalizimin e prostitucionit

Më të lexuarat

Komisioni i Kombeve të Bashkuara për “HIV dhe Ligje”, në një raport të veçantë, u ka kërkuar të gjitha vendeve të botës anulimin e ligjeve që penalizojnë prostitucionin. “Është koha për dekriminalizimin e prostitucionit dhe lejmin e tij”, thuhet në raport.
Raporti i OKB-së është bërë si pjesë e luftës kundër HIV/AIDS-it. Raporti gjithashtu kërkon që me anë të ligjeve të bëhet ndarja e qartë midis prostitucionit me dëshirë, robërirsë dhe trafikimit.

OKB inkurajon shtetet të marrin këtë vendim, pasi vlerëson se marrëdhëniet seksuale që nuk bazonen në masa shtrënguese, por janë marrëdhënie vullnetare, nuk duhet të penalizohen.

“Me ligjet aktuale të shumë shteteve të botës, prostitucioni penalizohet. Megjithkëtë, kjo veprimtari bëhet ilegalisht, ndërkohë që shërbimet shëndetësore të dobëta shtojnë rrezikun e infetimeve me virusin vdekjeprurës”.

OKB vlerëson se legalizimi i prostitucionit do të krijonte kushte për kontroll të rregullt, për shërbime më të mira shëndetësore, do të minimizonte trafikimin e qenjve njerëzore dhe do të shpetonte qindra mijëra njerëz nga rreziku i infektimit me HIV/AIDS. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit