6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kosova, pas Shqipërisë, më e korruptuara në Europë

Më të lexuarat

E përditshmja gjermane “Süddeutsche Zeitung” në shkrimin me titull “Jashtë kontrollit” tematizon problemin e korrupsionit në Kosovë.

“Kosova është pas Shqipërisë vendi më i korruptuar në Evropë”, shkruan gazeta duke iu referuar të dhënave të Transparency International.

Artikulli fokusohet në punën e një grupit gazetarësh, të cilët kanë objektiv të punës së tyre zbardhjen e rasteve të korrupsionit në politikë dhe ekonomi. Qendra kosovare për Gazetari Hulumtuese, nën drejtimin e gazetarit Avni Zogiani, në një punë të gjatë dhe këmbëngulëse disamujore, hulumtoi lidhjet mes dhënies së tenderave publikë dhe financimit të fushatës elektorale të partisë qeverisëse PDK të kryeministrit Thaçi. Rezultati: një rreth prej 43 firmash, të cilat i përkasin ish-këshilltarëve të kryeministrit, e patën mbështetur me gjithsej 280.000 euro fushatën elektorale.

Më vonë ato morën tendera publikë për më shumë se 100 milionë euro edhe pse ofertat e tyre ishin dhjetëra herë më të shtrenjta se çmimet e tregut. Por puna hulumtuese e gazetarëve mbetet pa pasoja për shkak të mosfunksionimit të drejtësisë dhe të një parlamenti të dobët, konstaton “Süddeutsche Zeitung”. Në shënjestër të punës së qendrës është edhe puna e Eulex-it, që sipas Zogianit “i shmanget sistematikisht trajtimit të korrupsionit në nivelet më të larta të politikës”. Në përgjithësi Zogiani bazuar në rezultatet e punës investigative të qendrës që drejton, arrin në përfundimin se “ndërkombëtarët shpesh kanë luajtur dhe luajnë një rol të palavdishëm në Kosovë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit