8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tetovë: Babai vret vajzën e tij 26 vjeçare, më pas edhe veten

Më të lexuarat

Zëdhënësi i policisë, Marjan Josifoski ka konfirmuar incidentin duke sqaruar se vrasja ka ndodhur në shtëpinë e Q.B kur babai i revoltuar nga vajza e tij nxjerr revolen dhe gjuan atë.

Një rast tragjik ka ndodhur në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës sonte rreth orës 19.00 kur babai 51 vjeçar Q.B e ka vrarë bijën e tij 26 vjeçare R.B dhe më pas ka bërë vetëvrasje.
Zëdhënësi i policisë, Marjan Josifoski e ka konfirmuar incidentin duke sqaruar se vrasja ka ndodhur në shtëpinë e Q.B në momentin kur babai i revoltuar nga e bija e tij ka nxjerrë revolen dhe ka gjuajtur në drejtim të saj.
“Rasti tragjik ka ndodhur kur zënka verbale mes babait dhe vajzës ka dalë nga kontrolli dhe ka përfunduar në mënyrë dramatike. Babai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka vrarë bijën e tij. Ai më pas e ka vrarë veten. Pistoleta e tij ka qenë me leje. Në shtëpi ka pasur edhe persona të tjerë kur ka ndodhur kjo tragjedi” tha për Portalb, Josifoski.
Ai tha se jo-zyrtarisht shkaku i vrasjes është lidhja e dashurisë së vajzës e cila nuk ka pasur bekimin e babait. Policia është duke e kryer ekspertizën së bashku me gjykatësin hetues dhe prokurorin publik.
Jo-zyrtarisht, bëhet fjalë për një familje që ka jetuar në Zvicër dhe njëri prej anëtarëve me gjasë ka qenë ish ambasador në Zvicër. /PA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit