20.1 C
Pristina
Saturday, June 15, 2024

Kosova ndër vendet e para në rajon me pjesëmarrjen e burimeve të energjisë së ripërtëritshme në ngrohje dhe ftohje

Më të lexuarat

Pas Malit të Zi, Kosova ka pjesëmarrjen më të lartë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në ngrohje dhe ftohje në vitin 2021, theksojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2021.

Përveç sistemeve tjera të ripërtëritshme dhe pa ndotje, këto të dhëna përfshijnë edhe drurin, peletin si dhe burime tjera me emetime, që digjen për ngrohjen e shtëpive dhe hapësirave, dhe që konsiderohen të ripërtëritshme.

Këtë vit, pjesëmarrja e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Kosovë për ngrohje dhe ftohje është shënuar në 53.4%, ndërsa në Mal të Zi, 63.5%.

Vendet Pjesëmarrja e burimeve të ripërtëritshme në ngrohje dhe ftohje
Mali i Zi 63.5%
Kosova 53.4%
Serbia 35.5%
Maqedonia e Veriut 32.3%
Shqipëria 21.2%
Bosnja dhe Hercegovina Nuk ka të dhëna

 

Në vitin 2021, burimet e ripërtëritshme përbënin 22,9% të burimeve të energjisë së përdorur për ngrohje dhe ftohje në BE, tregues ky dukshëm më i lartë krahasuar me vitin 2004, kur ishte 11.7%.

Zhvillimet industrial, të shërbimeve dhe amvisëritë kanë kontribuar kryesisht në këtë rritje, thekson raporti i Eurostat, raporton Kosovo.Energy.

Në listën e vendeve anëtare të BE-së, pjesëmarrja e BRE-ve në ngrohje dhe ftohje ishte më e larta në Suedi (68.6%), pasuar nga Estonia (61.3%), Latvia (57.4%) dhe Finlanda (52.6%).

Në anën tjetër, pjesëmarrja më e ulët e BRE-ve në ngrohje dhe ftohje është shënuar në Irlandë (5.2%), Holandë (7.7%) dhe Belgjikë (9.2%)./kosovo.energy/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit