9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kosova autorizon dërgimin e FSK-së për ndihmë në Turqisë

Më të lexuarat

“Në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të FSK-së në operacion ndërkombëtar humanitar në Türkiye për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Qeveria e Kosovës kanë autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për ndihmë Republikës së Türkiye-s në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme, transmeton Anadolu.

Siç njofton Presidenca e Kosovës, Osmani këtë vendim e ka marrë në cilësinë e komandantes supreme të FSK-së.

“Në pajtim me kompetencat e saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të FSK-së në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Türkiye-s për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme”, njofton Presidenca.

Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Türkiye-s dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një mbledhje elektronike e ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Türkiye-s, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmetet.

“Republika dhe populli i Kosovës i qëndrojnë pranë Türkiye-s dhe popullit të saj në këto kohë të vështira”, shkruan në komunikatën e Qeverisë.

Të paktën 1.651 persona humbën jetën dhe 11.119 të tjerë u plagosën në dhjetë provinca si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiyen jugore.

Herët në mëngjesin e sotëm, një tërmet i fuqishëm 7.7 ballë me qendër në rrethin Pazarcık tronditi provincën Kahramanmaraş dhe preku rëndë disa provinca tjera, përfshirë Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Më vonë pasdite, një tërmet tjetër 7.6 ballë sërish goditi provincën Kahramanmaraş dhe këtë herë ishte me qendër në rrethin Elbistan.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit