12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tërmetet ndodhin te  muslimanët dhe te jomuslimanët

Më të lexuarat

Ajo që ndodh nga tërmetet dhe të ngjashme me to në tokat e muslimanëve, mund të jetë sprovë për banorët e saj dhe Zoti me këtë sprovë t’ua shlyejë dhe falë mëkatet dhe t’ua ngrejë shkallët.
Po ashtu mund të jetë ndëshkim, shkaku i mëkateve ose gjunaheve.
Gjithashtu mund të jetë sprove për disa dhe ndëshkim për disa të tjerë për faktin se jetojnë në të njejtin vend dhe tokë.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Ne patjetër do t’ju sprovojmë ndonjëherë me frikë, me uri, me humbje në pasuri ose në njerëz dhe me pakësim të prodhimit. Por ti përgëzoi durimtarët.”(El-Bekare, 155)

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:
“Çdo njeri do të shijojë vdekjen. Dhe Ne ju sprovojmë(në këtë botë) me të keqen e me të mirën. Dhe të gjithë ju te Ne do të ktheheni.”(El-Enbija,35)

Prej mëshirës së Allahut se kur ndodhin tërmete është se të vdekurit nga tërmetet llogariten dëshmorë (shehidë), ashtu siç na ka lajmëruar I Dërguari i Allahut-alejhi selam-

“Dëshmorët(shehidët) janë pesë:
Ai që vdes nga murtaja
Ai që vdes nga dhimbjet e barkut
Ai që mbytet në ujë
Ai që vdes nën diçka që shembet(tërmetet dhe të ngjashme)
Ai që vdes në rrugë të Allahut.” (Buhariu dhe Muslimi)

/Mesofenetende

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit