12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Koment – Drejtimi i ri i marrëdhënieve tregtare ndërmjet Turqisë dhe vendeve të Gjirit Persik

Më të lexuarat

Vendet e Gjirit Persik që zotërojnë rezervat më të pasura të naftës në Lindjen e Mesme, si prodhuesit pararojë të saj (naftës) në botë, kanë edhe të drejtën e fjalës në tregjet ndërkombëtare.

Në tregtinë e naftës në rajonin e Gjirit ku gjendet vende të pasura me naftë si Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, nafta zë një rol efektiv. Kurse me 755 miliardë dollarë Produkt të Brendshëm Bruto (PBB), Turqia është ndër vendet më të zhvilluara të rajonit.

Turqia vazhdon të zhvillojë marrëdhëniet me vendet e rajonit dhe aktualisht zotëron marrëdhënie të ngushta me vendet e Gjirit nga aspekti politik dhe ekonomik. Këto marrëdhënie pasqyrohen pozitivisht në shifrat e tregtisë së jashtme. Turqia posedon mundësi të rëndësishme tregtare në rajon dhe ka një vëllim të konsiderueshëm të tregtisë së jashtme me vendet e Gjirit Persik. Ndërkohë që vendin e parë të vëllimit tregtar me vendet e këtij rajoni e zënë Emiratet e Bashkuara Arabe me 9,1 miliardë dollarë, në vend të dytë vjen Arabia Saudite me 4,9 miliardë dollarë.

Ndërmjet Turqisë dhe partnerit më të madh të saj në rajon, pra Emiratet e Bashkuara Arabe, vitin e kaluar, vëllimi tregtarë pati një rritje prej 36%.

Kjo gjendje është tregues i zhvillimit të bashkëpunimit, partneritetit dhe aktiviteteve të investimit në sektorë të ndryshëm ndërmjet dy vendeve. E parë nga aspekti i  investimeve të Arabisë saudite në Turqi, brenda 10 viteve të fundit vihet re një rritje e madhe e investimeve. Investimet ndërmjet dy vendeve, përgjithësisht intensifikohen në sektorin e tekstilit dhe turizmit.

Në marrëdhëniet shumë aktive të Turqisë vitet e fundit me vendet e Gjirit, Katari zë një vend veçanërisht të rëndësishëm. Katari, me eksportimin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) në 21 vende të ndryshme të botës, është vendi numër 1 në botë për sa i përket vendeve eksportuesve të LNG-së.

Kurse Turqia, që siguron nevojën e gazit natyror nga tregu i jashtëm, 68% të LNG-së e siguron nga Katari. Në kuadër të politikës së energjisë kombëtare Turqia ka filluar të rrisë investimin në tregtinë e LNG-së dhe stabiliteti afatgjatë në marrëdhëniet tregtare me Katarin, është një nga objektivat më themelore që duhet të sigurojë (Turqia) në periudhën në vijim.

Kurse Kuvajti, të cilin Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e vizitoi në datën 9 maj, është një nga vendet e tjera të pasura me naftë në rajon. Ndërkohë që në marrëdhëniet tregtare ndërmjet Turqisë dhe Kuvajtit, ku 70% e Produktit të Brendshëm Bruto përbëhet nga të ardhurat e naftës dhe gazit natyror, dalin në plan të parë nafta dhe derivatet e saj, mund të rastisin edhe shumë aktivitetet gjithëpërfshirëse të sektorit privat. Vizita e Presidentit turk në Kuvajt pritet që të ketë ndikuar pozitivisht në ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Kuvajtit.

Në këtë kontekst, hapja e përfaqësive të bankave të Gjirit në Turqi, janë element tërheqës për investimin që do të vijë nga vendet e Gjirit. Ky hap që ka si qëllim zhvillimin e rasteve të biznesit dhe investimeve ndërmjet rajonit dhe Turqisë ka një rëndësi strategjike për sigurimin e integrimit ekonomik të Turqisë me rajonin.

Një tjetër nismë që nxjerr në plan të parë rritjen e investimeve që do të vijnë nga Gjiri Persik në Turqi, është fondi Turko-Gjiri Persik që do të sigurojë burim për kompanitë që planifikojnë të investojnë në periudhën në vijim në Turqi.

Ky fond që do të përshkallëzojë marrëdhëniet tregtare ndërmjet Turqisë dhe vendeve të Gjirit, nëse përcillet në sektorët e financës, infrastrukturës dhe energjisë, për të cilat Turqia ka më tepër nevojë, do të luaj një rol të rëndësishëm të zhvillimit në këto fusha.

Vëllimi i jashtëm tregtarë ndërmjet Turqisë dhe vendeve të Gjirit, në kuadër të bashkëpunimit të venë në jetë gjatë 15 viteve të fundit, ka arritur një rritje të madhe. Në emër të rritjes edhe më shumë të marrëdhënieve tregtare ndërmjet vendeve të rajonit dhe Turqisë në periudhën në vijim duhet që të mbështeten investimet reciproke.

Në tregtinë e jashtme të ditëve tona ku në plan të parë dalin punimet e bëra në bazë të produktit dhe vendit, nismat që do të ndërmerren ndërmjet Turqisë dhe vendeve të Gjirit Persik, janë të cilësisë së përforcimit të rrjetit tregtar rajonal. Partneritetet që do të zbatohen në të njëjtën mënyrë do të sjellin me vete edhe hyrjen e një kapitali serioz të Gjirit në Turqi. Me mbështetjen e investimeve reciproke që planifikohet të bëhen, pritet që në periudhën në vijim të zhvillohen edhe më shumë edhe marrëdhëniet politike edhe ato tregtare të vendeve të rajonit dhe Turqisë. TRT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit