1.2 C
Pristina
E premte, 16 Prill, 2021

Koalicioni qeverisës ka rënë në 59 deputetë “besnikë”

Më të lexuarat

Koalicioni qeverisës në fund të sesionit pranveror ka mbetur me vetëm me 59 deputetë “besnikë”. Qeverisja Thaçi duhet të shpresojë në një opozitë të paunifikuar, në të kundërtën do të ketë telashe në drejtimin e vendit deri në fund të mandatit. Grupet parlamentare në opozitë kanë vetëm 51 deputetë, por së bashku me deputetët pa grup parlamentar dhe disa “të revoltuar” të pozitës, mund të kenë shumicën në Kuvend. Deputetët pa grup parlamentar tashmë janë bërë dhjetë.

“Po të ishte opozita e unifikuar, mandati i kësaj qeverie do të ishte shumë i shkurtër”, thotë deputetja e AAK-së, Donika Kada-Bujupi.

Në sesioni vjeshtor Qeveria duhet t’i bëjë llogaritë për miratimin e ligjeve dhe për evitimin e mocioneve mosbesuese, në përkrahjen e deputetëve pa grup parlamentar, për më tepër që në grupet parlamentare që përbëjnë qeverinë, ka deputetë që kanë dhënë argumente se nuk i binden aq lehtë Qeverisë.

“Rrallë ndodh në botë që pakicat politike të qeverisin me stabilitet”, thotë Lutfi Haziri, nga LDK-ja, që në zgjedhjet e fundit ka mbetur në opozitë.

Edhe Haziri fajëson opozitën për një qeveri të pakicës që vazhdon të qeverisë me vendin. “Qeverisja e pakicës do të varet krejt prej asaj se sa do të jetë e unike dhe e forcuar opozita”, theksoi Haziri.

Në Kuvend, PDK-ja ka 34 deputetë, disa prej të cilëve nuk i binden Qeverisë. Në koalicion qeverisës është edhe Koalicioni për Kosovën e Re. Ky koalicion tani në grup ka vetëm 8 deputetë. Disa nga deputet e këtij koalicioni janë shprehur disa herë kundër politikave të Qeverisë, edhe pse kanë nënshkruar marrëveshje qeverisëse.

Qeveria është në koalicion edhe me SLS-në që ka 11 ulëse në parlament si dhe me grupin 6+. Por së bashku nuk e përbëjnë shumicën.

Në opozitë janë LDK-ja me 27 vende, AAK me 12 vende dhe “Vetëvendosje” me 12 deputetë. Lëvizja për Bashkim ka dy deputetë të larguar nga Grupi parlamentar i “Vetëvendosjes”, por që nuk i janë bashkuar grupeve tjera. Partitë e minoriteteve kanë 7 deputetë pa grup parlamentar.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit