7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

FSK-ja s’i shpëton Mbikëqyrjes!

Më të lexuarat

Pavarësia e Mbikëqyrur pritet të përfundojë në shtator, por Forca e Sigurisë së Kosovës ende nuk mund të shkëputet nga ‘tutorët’ ndërkombëtarë që nuk japin leje për t’u shndërruar në ushtri të Kosovës.
FSK-ja mbetet ende një forcë mbrojtëse civile, e dizajnuar si e tillë nga plani i Ahtisaarit.

Megjithatë, pjesëtarët e FSK-së nuk ndihen inferiorë përballë kolegëve të ushtrive të vendeve të tjera, ka theksuar komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”.

“Këtë e kemi treguar edhe në Krivollak, kemi treguar edhe vitin e kaluar në Holandë, ku edhe sot i përcolla 18 pjesëtarë”, ka thënë Kastrati. Ai thotë se FSK-ja është duke u pajisur me të gjitha pajisjet që lejohen sipas Planit të Ahtisaarit, përveç armëve të rënda. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit