16.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Kim Mehmeti: Kurrë nuk e fiton luftën ai që vret fëmijë!

Më të lexuarat

Nga Kim Mehmeti

I mbështetur nga tërë bota e ‘civilizuar’, Izraeli vazhdon ‘mbrojtjen’ e vet duke bombarduar pa ndalë ‘burgun e hapur’ të të dënuarve me vdekje – Gazën, ku numri i të vrarëve ka arritur në 5791, nga të cilët – sipas zyrtarëve palestinezë – dy mijë janë fëmijë.

Edhe pse drejtuesve të Izraelit dhe të mbështetësve të tyre nuk u bënë përshtypje pyetja se me çka i rrezikon izraelitët pafajësia e fëmijëve palestinezë, duhet atyre dikush t’ua rikujtojë se kurrë nuk mund ta fitojë luftën dhe nuk mund të jetojë në paqe me vetveten ai që vret fëmijë!

Dhe kushdo që ia do të mirën popullit hebre duhet ta thotë zëshëm të vërtetën se nëse vazhdon të ‘mbrohet’ duke vrarë të pafajshëm, ai do ‘prodhojë’ vetëm armiq, me çka ka rrezik të vijë dita kur Izraeli do bëhet i pabanueshëm edhe për vetë hebrenjtë.

Pra ai që e do paqen, ai që ndjen dhembje kur sheh fëmijë të vrarë, duhet t’i përmbahet rregullit të njohur: kur fëmijët flenë, mos bë zhurmë që t’ua prishësh gjumin, por kur ata i vrasin, bërtit aq zëshëm sa të të dëgjojë edhe i pashpirti. (Kim Mehmeti)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit