19 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

KËSHILLI I SIGURIMIT DISKUTON GJENDJEN NË KOSOVË

Më të lexuarat

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutoj sot raportin tremujor për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon.

Në raportin e tij për zhvillimet në Kosovë, për periudhën 16 korrik-15 tetor të vitit 2012, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë ishte kryesisht e qetë. Sipas tij, “policia e Kosovës ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme kundër krimit të organizuar, përfshirë trafikimin e njerëzve, kontrabandimin e imigrantëve, posedimin ilegal të armëve të zjarrit, trafikimin e narkotikëve dhe vjedhjes”.

Më tutje në raportin e Ban Ki-Moonit, i publikuar në faqen në internet të Kombeve të Bashkuara theksohet se “në pjesën veriore të Kosovës, incidentet e sigurisë dhe tensionet e rastësishme mbeten prezente”.

Në raportin e gjatë të sekretarit Ban Ki-Moon, thuhet se ka pasur disa “zhvillime pozitive në përpjekje për implementimin e marrëveshjeve të arritura”. Ai i ka “mirëpritur garancitë nga Beogradi dhe Prishtina lidhur me gatishmërinë për rifillimin e angazhimit substancial në dialog, për t’i zgjidhur çështjet e kontestuara me mjete paqësore dhe për të ruajtur perspektivën e përbashkët evropiane”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit