Këshillë në prag të vitit të ri hixhrij

Më të lexuarat

 

Vëllai im i dashur!

Ti po hyn në një vit të ri hixhrij, dhe muslimani i mençur nuk është njeri i papunë, i zbrazët dhe i pakujdesshëm, që ecën në jetën e tij pa udhëzim dhe pa qëllim.

Ndalu me veten tënde për një çast llogarie dhe rishikimi. Përmirëso atë që ka kaluar, planifiko për atë që po vjen dhe merre veten me vendosmëri e seriozitet. Mos u justifiko me angazhime e punë, sepse në kohë ka bereqet dhe hapësirë të mjaftueshme për atë që është i sinqertë dhe përpiqet me zell, që lë anash gjërat e panevojshme dhe shpërqendrimet, dhe i përkushtohet asaj që i sjell dobi në fenë dhe jetën e tij.

Imam Shafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:

“Kam shoqëruar sufijtë dhe nuk përfitova prej tyre veçse dy fjalë. I dëgjova duke thënë:

Koha është si shpata; nëse nuk e pret ti atë, ajo të pret ty.

Dhe:

Nëse nuk e angazhon veten me të vërtetën, ajo do të të angazhojë me të pavërtetën.”

Prandaj, bëje vitin 1448 H. një vit të pendimit, dijes, adhurimit, punëve të mira dhe përparimit në çdo gjë që të afron tek Allahu. Mos lejo që ditët të kalojnë pa gjurmë, sepse ditët janë kapituj të jetës sate, dhe çdo ditë që kalon nuk kthehet më.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit