6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

KËSHILLA E SUNDIMTARIT MUSLIMAN

Më të lexuarat

“Unë do të vdes së shpejti, por nuk jam i mërzitur se po lë pas një trashëgimtar si ti. Bëhu i mirë, i drejtë dhe i mëshirshëm!
Zgjati dorën popullit, mbroj ata pa bërë dallim mes tyre! Përpiqu për përhapjen e Islamit, sepse është detyrë e atyre që u është dhënë pushteti në Tokë! Besimi juaj le të jetë prioritet dhe mos u lëkund në të!
Mos ua beso postet përgjegjëse atyre që nuk kujdesen për fenë, që bëjnë shthurje dhe nuk përmbahen nga mëkatet e mëdha.
Qëndroni larg bidateve dhe qëndroni larg atyre që bien në to! Zgjeroni kufijtë e shtetit duke luftuar në rrugën e Allahut dhe kujdesuni mirë për integritetin e thesarit shtetëror të muslimanëve (bejtul-mal)! Largohuni plotësisht nga pasuria e nënshtetasve tuaj, përveçse me të drejtën dhe lejen e Islamit!
Sigurojini të dobëtin dhe jini të mëshirshëm ndaj nevojtarit!
Duke qenë se dijetarët janë forca kryesore e një vendi të caktuar, jini pranë tyre dhe përkrahni ata, e kur të dëgjoni për një dijetar në një vend tjetër, ftojeni atë në afërsinë tuaj dhe dhurojini pasuri!
Mos e lër veten të joshesh nga pasuria dhe fuqia e ushtrisë dhe mos i largo dijetarët!
Kujdes nga favorizimi i asaj që është në kundërshtim me Sheriatin! Besimi është qëllimi ynë, mësimi është rruga jonë, kjo na e sjellë fitoren.
Mëso nga unë këtë: e gjeta këtë tokë sa një fole milingonash, e Allahu i Madhëruar më dha këto begati të mëdha, andaj ndiq rrugën time, puno që krenaria ti takon fesë e pasuesve të saj nderi dhe mos e shpërdor pasurinë e shtetit në lojë dhe argëtim, merr vetëm aq sa është e nevojshme, përndryshe, ke marrë rrugën e shkurtër drejt shkatërrimit.”

Fragment nga këshilla e Mehmed Fatihut dhënë djalit vetë, nga vepra e Ali Muhammed es-Sallabi,
“Shteti Osman – Shkaqet e Ngritjes dhe Rënies”, fq.194.

/hoxhe Irfan Salihu fb/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit