16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kërkojmë edukatë fetare që të mund të mësojmë shkencë

Më të lexuarat

Pothuajse nuk po kalon asnjë javë në Kosovën tonë pa pasur ndonje incident në shkollat tona. Shkollat të cilat duhet të jenë djep i diturisë, i shkencës, edukatës, ngritjes, për fat të keq po bëhet djep dhe shkak i problemeve.

Para se të kalojmë në temë dëshirojë që të ndajë pikat të cilat dakordohemi,së paku duhet të dakordohemi nëse jemi për një Kosovë të përparuar.

S’kam aspak dyshim në qeverinë e Kosovës se jemi dakort në dëshirën e përparimit të arsimit në Kosovë, jemi dakort se nuk duam incident në shkollat tona, nuk duam kulturë të flliqur, nuk duam dallavere mes mësimdhënësve dhe nxënësve, nuk duam të keqtrajtohet nxënësi dhe të keqpërdoret mësimdhënësi… etj.

Nëse jemi dakort në këto pika lartë, atëher mund së bashku të kërkojmë zgjidhje.  

Pa edukatë nuk ka shkencë:

Në këtë sistem arsimorë që kemi po shihet haptazi se nuk do të kemi ndonjë dobi për vete, e hiq më pak për shoqërinë e botën. Si mund të mësohet shkencë në një shkollë ku nuk ka edukatë bazë, ku nxënësi dhe nxënësja nuk e din arsyen se pse janë aty.

Shumica e nxënësve sot shkojnë në shkollë për ta kaluar kohën, dhe të argëtohen ose t’i kënaq egot e tija.

Niveli i ulët edukativ në shkollat tona për fat të keq është shumë prezente, ndërsa kur po shohim se kompetentët për zgjidhjen e problemeve heshtin kjo na bën më shumë të brengosemi.

Nese nuk do të parandalojmë këtë sistem jo produktiv deri ku do të shkojnë incidentet ne shkolla?, dhe deri kurë do të kemi nxënës të pa interesuar të ndryshojnë jetën e tyre dhe vendin e tyre?!

Edukata fetare propozimi im:

Unë personalisht por edhe të gjithë që mendojnë sikur unë besoj se do të pajtohen me mua, se zgjidhja e vetme është futja e mësimbesimit në shkollat tona.

Disa po kujtojnë se me mësimbesim do të rrezikohet laicizmi, ndërsa nuk po e shohin rrezikun e vërtet e cila po e bënë rininë gjithnjë e më shumë pasive.

Me mësimbesim nxënës/e ve do t’u mësohet Zoti, me njohjen e Zotit do të njihen edhe me qëllimin e jetës, me rëndësinë e dijes, me respektimin e të tjerëve, të ndihmojnë njëri-tjetrin, të garojnë në shkencë.

Ngritja e vetëdjes:

Paramendoni një shkollë me plot nxënësa të vetëdishëm. Me nxënësa të cilët e kanë të qartë Misionin, Vizionin Dhe Qëllimin,(caku ku dëshirojnë të arrinë).

Ngritja e vetëdjes do të ndikojë me edukatë të mirëfillt fetare, sepse burimi i edukatës qëndron në fe.

Mos u frigoni nga shërimi:

Kompetentët për zgjidhjen e problemeve(në këtë rast shikues) nuk po ndërmarrin asgjë për zgjidhjen e problemeve aktuale. Po frigohen nga shërimi sikurse foshnja që frigohet nga gjilpëra, aty është shërimi mirëpo fëmija nuk e din dhe frigohet.

Për një Kosovë të ngritur, të edukuar, të arsimuar, ne themi: lëreni inatin dhe ideologjitë tuaja dhe ndihmojeni Kosovës.  

Mos shikoni problemet nga larg kinse jeni armiq të këtij vendi, dhe bashkohuni me neve për zgjidhjen e problemeve në arsim e cila do të jetë njëherë edhe zgjidhje për shumë probleme tjera.

Me shpresë se do të keni parasysh këtë hall timin por edhe shumicës së vendit tonë, thjesht dëshirojmë rini të shëndosh. 

/shkruar nga Dardan Raba, student i Gazetarisë/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit