10.4 C
Pristina
E diel, 9 Maj, 2021

Kërkohet paraburgim ndaj tetë zyrtarëve të Komunës së Ferizajt

Më të lexuarat

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj tetë (8) personave të pandehur me inicialet N.A., B.B., H.B., S.M., R.U., A.A., A.B., dhe B.Q. – nga komuna e Ferizajt, të cilët gjenden në ndalim nga data 15 Prill 2021, për shkak të dyshimit të bazuar  të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë (KPRK).

Sipas kërkesës së Prokurorisë,  ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2020, në territorin e Komunës së Ferizajt, të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar si roje pylli dhe teknik të pylltarisë pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt, duke shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete dhe për personat e tjerë, me dashje nuk kanë kryer detyrat e tyre të domosdoshme të përcaktuara me ligj, përkatësisht kanë vepruar në kundërshtim me nenin 7 të Udhëzimit Administrativ numër 05/2010 për mbrojtjen e pyjeve, përgjegjësitë dhe obligimet e rojës së pyllit, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se janë të obliguar që në momentin kur hasin dëmtuesit e pyjeve duke pre dru në mënyrë të kundërligjshme, t’iu shqiptojnë fletëparaqitje, të njëjtit nuk e bëjnë fare një gjë të tillë por arrijnë marrëveshje me ta dhe si kundërvlerë për mos shqiptimin e fletëparaqitjeve, marrin shuma të ndryshme të të hollave  nga ata duke i shkaktuar kështu dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt, me çka secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafin 3 nënparagrafi 3.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Po ashtu,të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar si roje pylli dhe teknik të pylltarisë pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, duke vepruar në kundërshtim me detyrat e tyre zyrtare të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ 05/2010  për mbrojtjen e pyjeve, përgjegjësitë dhe obligimet e rojës së pyllit, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe pranojnë ryshfet nga të pandehurit H.N, A,K R.A dhe I. Q,, ashtu që nga të njëjtit marrin shuma të ndryshme të parave ndërsa u mundësojnë prerjen dhe bartjen e drunjëve në mënyrë të kundërligjshme pa u shqiptuar fletëparaqitje, me çka secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 2 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit S.M., A.B., A.A., B.B., dhe H.B., pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Republikën e Kosovës, kanë mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim, armë të ndryshme, të cilat me rastin e kontrollit nga ana e policisë, i’u gjenden dhe sekuestrohen, me çka kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.​

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit